FSHF / Zv/Presidenti Nuri & Sekretari Shulku, në Asamblenë e FFK-së

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2024 21:50

ASNN – Zv/Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Lutfi Nuri, dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Ilir Shulku, morën pjesë të martën në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), që u zhvillua në Prishtinë.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur para anëtarëve të Asamblesë, Zv/Presidenti Nuri përcolli fillimisht përshëndetjet dhe urimet më të sinqerta të Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për punën e mirë të bërë gjatë vitit 2023 nga FFK dhe sa më shumë sukses në 2024.

“Kjo Asamble është një mundësi e mirë që të gjithë anëtarët e komunitetit të futbollit kosovar të mblidhen për të diskutuar dhe për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen, – tha Lutfi Nuri në fjalën e tij. – Na vjen mirë të konstatojmë se futbolli në Kosovë ka pasur një progres të vazhdueshëm.”

“Arritja më e madhe e futbollit të Kosovës është padyshim përfaqësimi i Ballkanit në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, një sukses plotësisht i merituar”, – theksoi ai, duke shtuar se përmes mbështetjes nga FIFA & UEFA janë ndërtuar qendra stërvitore e janë përmirësuar disa fusha stërvitore për klube.

Dhe kjo dëshmon, sipas tij, se FFFK është në rrugën e duhur dhe suksese të mëtejshme ju presin. “FSHF-ja ndihet krenare për partneritetin që ka me FFK-në ndër vite e për kontributin që ka dhënë në ndihmë të futbollit të Kosovës, – tha Zv/Presidenti i FSHF-së. – Solidariteti dhe bashkëpunimi janë në bazën e marrëdhënieve tona.”

“Ne do të jemi gjithmonë aty përkrah jush për t’ju ofruar mbështetjen dhe ndihmën tonë të pakursyer për të zhvilluar së bashku lojën tonë”, – përfundoi Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri, fjalën e tij duke uruar anëtarët e komunitetit të futbollit në Kosovë punime sa më të mbara të Asamblesë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh