AlbanianSport.com 14/03/2019 13:50
ASNN – FSHF zbardh programin e kuqezinjve, nis më 17 mars me konferencën e Panuçit dhe mbyllet më 25 mars 2019 në Andorra. Nën drejtimin e trajnerit Kristian Panuçi, Kombëtarja kuqezi do të ketë një program të ngjeshur 8-ditor, i cili nis këtë të diel dhe përfundon të hënën e 25 marsit, me duelin ndaj Andorrës në fushën e kësaj të fundit.
Është një program i ngjeshur, ku përfshihen seancat stërvitore, takimet e trajnerit me lojtarët ku do të diskutohen detaje teknike, konferencat e shtypit të trajnerit dhe të lojtarëve etj. Më poshtë jepet programi i plotë 8-ditor i Kombëtares në kuadër të dy ndeshjeve të para eliminatore, atë ndaj Turqisë më 22 mars, si dhe atë ndaj Andorrës më 25 mars.
E diel, 17 mars, ora 11.00
Konferencë për shtyp e trajnerit Panuçi në mjediset e FSHF ku prezanton dy sfidat dhe listën e të grumbulluarve, ORA 11.00
E hënë, 18 mars
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13.30
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E martë, 19 mars
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13.30
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15.00
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E mërkurë, 20 mars
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 10.00
(STËRVITJA ME DYER TË MBYLLURA)
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13.30
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 15.00
(STËRVITJA ME DYER TË MBYLLURA)
E enjte, 21 mars
Konferencë për shtyp e trajnerit Panuçi me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Turqinë, në stadiumin Loro Boriçi ku do të luhet takimi, ORA 17:00
Seanca stërvitore, ORA 17.30
(E HAPUR VETËM 15 MINUTAT E PARA PËR MEDIAT)
E premte, 22 mars
Ndeshja zyrtare eliminatore për Grupin H, Euro 2020
SHQIPËRI-TURQI, ora 20.45
E shtunë, 23 mars
Seanca stërvitore në kompleksin Tropikal, ORA 11.00 (STËRVITJA ME DYER TË MBYLLURA)
Konferencë për shtyp e dy lojtarëve në Tropikal, ORA 13.30
E diel, 24 mars
Nisja e skuadrës për në Andorra, ORA 08.00
Konferencë për shtyp e trajnerit Panuçi sëbashku me kapitenin e skuadrës, një ditë përpara ndeshjes me Andorran, në stadiumin Estadio Nacional ku do të zhvillohet takimi, ORA 18.30
Seanca stërvitore, ORA 19.00 (E HAPUR, 15 minutat e para për median)
E hënë 25 mars
Ndeshja zyrtare eliminatore për Grupin H, Euro 2020
ANDORRË-SHQIPËRI, ora 20.45