FSHF / Vazhdon puna me moshat, Projekti “Step by Step” zbret në fushë

Share Button

AlbanianSport.com 16/01/2024 19:55

ASNN – Projekti “Step by Step”, trajnerët e ekipeve kombëtare zbresin në fushë me lojtarët e grupmoshës së Nën-15-vjeçarëve dhe Nën-17-vjeçarëve. Projekti “Step by Step” ka nisur nga puna edhe këtë vit, teksa në “Shtëpinë e Futbollit”, siç njihet ndryshe selia e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) në kryeqytet, për dy ditë me radhë janë stërvitur lojtarë të grupmoshës së Nën-15-vjeçarëve dhe Nën-17-vjeçarëve, të cilët aktivizohen me klubet e kampionatit shqiptar.

I gjithë procesi është monitoruar nga Drejtoria Teknike e FSHF-së dhe nga specialistët e Departamentit të Ekipeve Kombëtare, teksa seancat stërvitore janë drejtuar nga trajneri i Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve, Armand Damo, dhe trajneri i Kombëtares Nën-17-vjeçarëve, Ardi Behari. Lojtarët e grumbulluar kanë punuar në aspektin fizik e teknik, por mbi të gjitha në aspektin taktik individual pasi synimi kryesor është për t’i rritur ato në të gjithë elementët fiziko-tekniko-taktik, por edhe në aspekt ekipor.

Me futbollistët e grumbulluar do të punohet çdo javë. Në muajin janar lojtarët e grup-moshës së Nën-15-vjeçarëve dhe Nën-17-vjeçarëve do të grumbullohen sërish më datë 23 janar 2024. Ndërsa më datë 29 janar në kuadër të projektit “Step by Step”  do të grumbullohen edhe lojtarët e grupmoshës Nën-19-vjeçarëve që do të vihen nën urdhrat e trajnerit të Kombëtares së kësaj grupmoshe, Ervin Bulku.

Projekti “Step by Step” ka si qëllim të angazhojë të gjithë futbollistët e grupmoshave të Nën-15-vjeçarëve, Nën-17-vjeçarëve dhe Nën-19-vjeçarëve të cilët jetojnë në Shqipëri, pasi synohet që të rritet sa më shumë cilësia e lojtarëve vendas, të cilët janë pjesë e klubeve dhe akademive shqiptare, në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve kombëtare të moshave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh