AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55
ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes 2007-2011, 27 nëntori afati i fundit për të aplikuar. Kështu, data 27 nëntor 2024 është afati i fundit për të aplikuar në përzgjedhjet që Federata e Futbollit do të zhvillojë në “Shtëpinë e Futbollit” me futbollistët e rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, në Evropë dhe botë, të vitlindjes 2007-2011.
Kjo nismë ka për qëllim zbulimin e talenteve kuqezi, që në të ardhmen mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave. Djemtë e vitlindjes 2007 do të marrin pjesë në përzgjedhje më 2 dhjetor, ndërsa djemtë e vitlindjes 2008, më 4 dhjetor. Më 5 dhjetor do të jetë radha e futbollistëve të vitlindjes 2009, ndërsa lojtarët e vitlindjes 2010/2011 do të marrin pjesë në përzgjedhje më 10 dhjetor.
Federata e Futbollit thekson në njoftimin e saj se “dëshiron t’ju kujtojë se aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura dhe çdokush që preferon të bëhet pjesë mjafton të plotësojë formularin e vendosur në dispozicion nga FSHF brenda datës 27.11.2024 dhe ta dërgojë në adresën e e-mail-it: openstage@fshf.al
https://fshf.org/wp-content/uploads/2024/11/Open-Stage-Formulari.docx