AlbanianSport.com 10/02/2024 16:45
ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe kompania “Sigal Uniqa Group Austria” që prej vitit 2016-të vijojnë të kenë një bashkëpunim të suksesshëm. Kompania “Sigal Uniqa Group Austria” është një ndër sponsorët kryesorë të FSHF-së dhe Kombëtares së futbollit teksa kontributi dhe mbështetja gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e madhe, pasi nëpërmjet kësaj kompanie, FSHF ka siguruar të gjithë futbollistët e nivelit profesionist, të Kombëtares, të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe futbollit të femrave.
Për të folur rreth këtij bashkëpunimi të suksesshëm, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe CEO i grupit Sigal Uniqa, Avni Ponari zhvilluan një intervistë në “Top News”. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka theksoi se partneriteti me kompaninë “Sigal Uniqa” ka qenë gjithmonë i shkëlqyer dhe shumë i frytshëm. Edhe themeluesi dhe kreu ekzekutiv i Sigal Uniqa, Avni Ponari u shpreh i kënaqur nga ky partneritet, i cili, sipas tij, vjen në kuadër të përgjegjësisë sociale dhe i uroi suksese ekipit kombëtar në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
“Mes misioneve që mund të ketë një kompani sigurimi është edhe misioni social, i cili e bën të domosdoshme pjesëmarrjen në të gjithë jetën shoqërore, – ka thënë fillimisht biznesmeni i njohur shqiptar. – Kështu që ne e kemi konsideruar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Dhe natyrisht, njohja me Presidentin Duka dhe mundësitë e hapësirat që na ka krijuar ka bërë të mundur që ne të jemi sa më afër ekipit dhe futbollit.”
“Duke qenë në cilësinë e drejtuesit të një federate tjetër, po të rëndësishme, unë e kam parë si një gjë të rëndësishme sigurimin e sportistëve, çka Shqipërisë i ka munguar prej vitesh, – ka vijuar ai. – Unë jam i kënaqur dhe krenar duke qenë sponsor i Federatës Shqiptare të Futbollit përsëri pas 8 vitesh kur Shqipëria ishte në Kampionatin Evropian dhe logoja e Sigal ishte e pranishme, ne jemi fatlumë që ndodhemi sërish në mbështetje të Federatës dhe unë i uroj suksese ekipit kombëtar por dhe Presidentit Duka për këto arritje të jashtëzakonshme në këtë vit të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.”
“Shqipëria ka rreth 100 mijë sportistë, në të gjitha kategoritë e në të gjithë moshat, të cilët janë pjesëmarrës në gara të ndryshme dhe atë që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit duhet ta bëjnë të gjitha federatat. Në mënyrë që çdo sportist të jetë i siguruar, kjo është shumë e rëndësishme”, – përfundoi kreu ekzekutiv (CEO) i Sigal Uniqa, Avni Ponari. Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania “Sigal Uniqa Group Austria” që prej vitit 2016-të vijojnë të kenë një bashkëpunim të suksesshëm.
Kompania “Sigal Uniqa Group Austria” është një ndër sponsorët kryesorë të FSHF-së dhe Kombëtares së futbollit teksa kontributi dhe mbështetja gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e madhe, pasi nëpërmjet kësaj kompanie, FSHF ka siguruar të gjithë futbollistët e nivelit profesionist, të Kombëtares, të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe futbollit të femrave.