FSHF, si “kofini pas të vjelit”, pret drejtësi nga Lozana për Beogradin

Share Button

Editoriallogo03

Nga Gjergj Vyshka 11.04.2015 10:40

Pasi ka reaguar forcërisht shtypi pas trepikëshit të Rusisë, kujtohet institucioni i futbollit: “UEFA nuk tregoi të njëjtin standart me ne, presim drejtësinë nga KAS i Lozanës”. Duket paksa i vonuar. Madje një shprehje e urtë popullore thotë si “kofini pas të vjelit”, sepse Federata Shqiptare e Futbollit duhet të ishte zgjuar më shpejt për të dhënë këtë lloj reagimi pas vendimit të UEFA-s për Rusinë. E ka bërë shtypi, madje është konsumuar në të gjitha mediat duke shpresuar se KAS-i i Lozanës do të tregohet me të njëjtin vendim si i UEFA-s për dhënien e tre pikëve Shqipërisë, të premten e 17 prillit.

Bëhet fjalë për ndeshjen e Serbisë, ndërsa në Komisionin e Disiplinës, Shqipëria e humbi ndeshjen në “tavolinë”, sepse nuk kishte pranuar të dilte në fushë. Kurse Serbia e fitoi atë, por në të njëjtën kohë iu hoqën minus tre pikë për shkak të turbullirave që ndodhën në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Ndërkohë që Apeli nuk ndryshoi asgjë, ndërsa tashmë të gjithë shqiptarët shpresojnë tek drejtësia e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozaën. Por cili ishte vendimi i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në lidhjen me ndeshjen 27 marsit, Mali i Zi-Rusi?

“I jep Rusisë fitoren në tavolinë 3-0 për shkak të trazirave që ndodhën në ndeshjen e Podgoricës, atje ku u godit dhe portieri i Rusisë, Akinfijev, e më pas lojtarët u përfshinë në një zënkë masive”, – thuhej në vendim. Dhe po ky Komision, për shkak të trazirave që kishin ndodhur në ndeshjen Kroaci-Norvegji, ka vendosur që, më 12 qershor ndeshja Kroaci-Itali të luhet pa spektatorë. Për të gjitha këto, sidomos për vendimin për t’i dhënë tre pikët Rusisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka qenë dakord, ndërsa shpreson dhe pret që më 17 prill në Lozanë të vendoset drejtësia dhe Shqipërisë t’i kthehen pikët e merituara pas dhunës në ndeshjen ndaj Serbisë.

Ja dhe reagimi zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilën e ka shpërndarë dje në mëngjes drejtoresha e marrëdhënieve me publikun, Jona Dervishi: “FSHF mendon se ky vendim është tejet i drejtë dhe në përputhje të plotë me standardet dhe rregullat e UEFA-s. Duke marrë shkas nga ky vendim, FSHF thekson se në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës nuk aplikoi të njëjtin standard gjykimi, sepse dhuna në stadiumin “Partizani” të Beogradit ishte me ekstreme dhe e shoqëruar gjithashtu me thirrje raciste.”

“Pamjet e goditjeve të lojtarëve tanë me karrige dhe sende të forta, fishekzjarret dhe hyrja në fushë e tifozëve në prani të 5000 policëve janë një argument i padiskutueshëm që vendi organizator dështoi për mbarëvajtjen e një ndeshjeje normale futbolli, mbështetur në rregullat e UEFA-s. Duke pritur vendimin e 17 prillit të KAS-it, ne kemi shumë shpresë për një gjykim të drejtë, jo thjesht se kombëtares së Shqipërisë i takojne 3 piket, por sepse vendimi në favor të Shqipërisë është vendim në favor të futbollit”, – përfundon deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh