AlbanianSport.com 22/03/2022 19:40
ASNN – Ky ka qenë një edicion futbollistik i mbushur me kampionate të ndryshme, ku një vëmendje të veçantë ka marrë pa diskutim edhe futbolli amator. Futbolli 9×9, i njohur ndryshe si “FSHF Sunday League” ka përfunduar tashmë fazën e parë, ku janë shpallur edhe kampionët përkatës në grupet A dhe B në Tiranë. Kësisoj, kampionati 9×9 që zhvillohej në qytetin e Tiranës, i ndarë në dy grupe sheh si fitues në grupin A skuadrën e Novas, ndërsa në grupin B, fitues shihet të jetë skuadra e Prestige MFC.
Pas përfundimit të ndeshjeve në të dyja grupet pritet të nisë edhe faza play-off, ku 8 skuadra të grupit A dhe 8 skuadra të grupit B do të përballen me njëra-tjetrën, për të përcaktuar edhe kampionin e këtij edicioni. Skuadrat që gjenden në vendet nga i 9-ti deri në të 12-tin e renditjes tek grupi A, do të përballen me vendet nga i 9-ti, deri tek i 12-ti tek grupi B për Kupën “Oktapus”. Ndërsa, skuadrat e renditura në vendet nga i 13-ti deri në të 16-tin e grupit A do të luajnë ndaj ekipeve të vendeve nga i 13-ti dero në të 16-tin e të grupit B, për të fituar Kupën “Digi Print”.
Kurse skuadrat e vendeve 17 dhe 18 në të dyja grupet do të luajnë për të fituar një kupë simbolike. Sakaq, edhe në futbollin amator 5×5 ka përfunduar tashmë kampionati në qytetin e Shkodrës, ku fituese e grupit është shpallur skuadra e “Air Albania|, që përgjatë këtij edicioni ka ruajtur pozitat e kryesueses. Pritet që përgjatë kësaj javë të përcaktohen edhe fituesit e tjerë në qytetet ku zhvillohen kampionati i futbollit 5×5, që zhvillon edicionin e dytë të suksesshëm të tij.