AlbanianSport.com 06/05/2020 16:35
ASNN – Për shkak të epidemisë globale të shkaktuar nga virusi korona, futbolli dhe çdo sport tjetër në vend është ndalur. Sidoqoftë, anembanë Evropës po ndizen gjithnjë e më tepër drita shprese dhe të mërkurën, Gjermania vendosi përfundimisht të riniste kampionatet, duke nisur që prej 15-16 majit, që është shumë pranë.
Sigurisht bëhet fjalë për t’u luajtur pa tifozë dhe duke ndjekur rregulla strikte. Të njëjtën gjë duan të bëjnë edhe në vendin tonë dhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), duke referuar modelit gjerman, ka hartuar edhe një protokoll sanitar, që të minimizojë përhapjen e koronavirusit dhe të mund të luhet futboll, pa tifozë.
Të enjten, kreu i FSHF-së, Armand Duka, i ka vënë në dispozicion Presidentit të Republikës, Ilir Meta, edhe protokollin sanitar. Ditë më parë ka pasur edhe një shkresë zyrtare për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Më poshtë do të gjeni protokollin e plotë të përpiluar nga FSHF-ja: