AlbanianSport.com 29.12.2014 07:55
ASNN – Me një investim prej 10 milionë lekësh, që do të mbulohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, si dhe klubet e Tiranës dhe të Partizanit, Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa” në kryeqytet, do të ketë brenda disa javëve një tapet të ri.
Sipas drejtorit të Stadiumit, Eduard Prodani, kjo ndërhyrje erdhi si nevojë e krijuar nga rëndimi i terrenit të “Qemal Stafës”. Tapeti i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” do t’i nënshtrohet një rinovimi të përgjithshëm, i cili do të kapë një vlerë prej afro 10 milionë lekësh.
Duke folur për Televizionin Shqiptar, drejtori i Stadiumit, Eduard Prodani, ka dhënë edhe detajet e këtij rinovimi. Sipas Prodanit, ende nuk caktuar një datë fikse për vënien në përdorim të fushës së rinovuar.
Megjithatë, drejtori i “Qemal Stafës”, Eduard Prodani, theksoi se kjo është një zgjidhje provizore deri në ndërtimin e stadiumit të ri kombëtar.