FSHF pretendon për kontratë me pagë të njëjtë për De Biazin deri më 2017-ën

Share Button

Xhovani-De-Biazi-2015-Jona-Dervishi

AlbanianSport.com 16.10.2015 10:15

ASNN – Trajneri De Biazi ka kontratë me FSHF-në, me pagë të njëjtë deri në 2017, por sidoqoftë, priten bisedime. Në fakt, kontrata nuk i përfundon tani dhe Xhovani De Biazi, madje, nuk do të jetë trajner i lirë as pas finaleve të Euro 2016-ës. Italiani është i lidhur me Federatën Shqiptare të Futbollit me marrëveshje deri në 2017. Kështu ka bërë me dije për televizionin informativ shqiptar “ABC News”, burime brenda këtij institucioni, madje duke shtuar në mënyrë konfidenciale se edhe pagesa nuk ndryshon.

Nëse është vërtet kështu, atëherë priten bisedime jo për akord të ri, por për të rinegociuar shifrat ekzistuese, përfshi edhe Eliminatoret e ardhshme të Botërorit 2018. Por, sa paguhet realisht Xhovani De Biazi? Media në fjalë raporton se paga e tij për një edicion nuk është tepër e lartë, jo më shumë se 200,000 euro, por shpërblimet për rezultatet e përmirësojnë ndjeshëm.

Besohet se bashkë me stafin, arrihet në 1 milionë euro, por me siguri duke përfshirë edhe fazën finale të Euro 2016-ës. Ende nuk flitet për bisedime mes palëve, madje ka një matje forcash në distancë. Nga Federata deklarohet se De Biazi është favorit për të mbetur në stol, por ka edhe kandidatë të tjerë. Trajneri, si përgjigje, është shprehur për mediat italiane se është gati ta këmbejë postin e tij me Igli Taren, drejtorin sportiv të Lacios, që besohet se mund të jetë një kandidat.

Do të mbetet apo jo De Biazi trajner i Shqipërisë? Kjo nuk mund të thuhet me siguri. Njeriu që udhëhoqi kombëtaren drejt kualifikimit kurrë nuk e ka pasur të lehtë marrëdhënien me presidentin Duka dhe këtë e dëshmojnë fjalët e italianit pas rinovimit të parë, në 2013-ën. De Biazi mund të kërkojë dyfishin apo trefishin e asaj që fiton aktualisht, ndaj dhe priten bisedime të vështira.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh