FSHF nuk humb kohë: Stesina, Ostreni dhe Sina, 3-shja e grupit të punës

Share Button

AlbanianSport.com 06/05/2020 22:35

ASNN – Ka qenë një vonesë e pakuptimtë prej thuajse 15 ditësh dhe tanimë nuk ka kohë për të humbur. Të enjten, Ministria e Shëndetësisë, me anë të një letre drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ilir Shulku, rindezi shpresat për një rifillim të futbollit në Shqipëri, duke ftuar pjesëtarë të Federatës që të shqyrtojnë dhe të analizojnë protokollin higjieno-sanitar.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja e FSHF-së, që njofton Ministrinë e Shëndetësisë se Grupi i saj i Punës, është gati. Ai përbëhet nga mjeku i ekipit kombëtar, italiani Xhanluka Stesina, si dhe mjekët shqiptarë, Mel Ostreni dhe Arjana Sina. Ky Grup Pune do të jetë nën koordinimin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku. FSHF i ka bërë thirrje gjithashtu se po pret ditën e takimit të përbashkët.

Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dërguar menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë, emrat e përfaqësuesve të grupit të punës  për të analizuar protokollin për kthimin e sigurt në fushën e lojës të futbollistëve, pas kërkesës së ministrisë, të bërë publike ditën e enjte. Në shkresë është vendosur i pari emri i mjeku i përfaqësueses  shqiptare të futbollit Xhanluka Stesina.

Ai është njëkohësisht një nga punonjësit e “J-Medical”, qendrës shëndetësore të Juventusit. Lista plotësohet nga mjeku i skuadrës së Kukësit, Mel Ostreni, si dhe nga mjekja e imazherisë, Arjana Sina. Gjithashtu bëhet e ditur nëpërmjet shkresës zyrtare të dërguar ministrisë se në këtë grup ekspertësh do të ishte i pranishëm edhe Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku për të garantuar gatishmërinë e administratës së FSHF-së.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh