FSHF / Nisin bisedimet, Grupi i Punës, të shtunën paradite në MSH

Share Button

AlbanianSport.com 08/05/2020 23:55

ASNN – “Nesër në orën 10:30 kemi takim me Ministrinë e Shëndetësisë.” Kështu ka deklaruar të premten Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ilir Shulku, duke folur në lidhje me rifillimin e kampionatit, takimin me ministrinë dhe për testet që janë të nevojshme për futbollistët dhe stafet e klubeve. “Do të flasim mbi rifillimin e kampionatit, – ka thënë ai. – Nuk mund të them gjëra konkrete. Kemi kërkuar të bisedojmë dhe nesër do ulemi që të flasim.”

“Nëse biem dakord nesër, që pasnesër nis stërvitja, – ka vijuar nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Kuptohet sipas protokollit. Kampionati varet se kur nis stërvitja. Dy janë do të ishin mjaftueshëm. Duam të luajmë të gjithë kampionatet, të Parën, të Dytën, femrat dhe moshat.” Ish-futbollisti i Kombëtares, tanimë drejtues në FSHF, ka folur edhe për çështjen e testeve. “Do ta diskutojmë nesër dhe do të shohim si do të shkojmë më tej”, – ka thënë ai.

“Nuk kemi të njëjtin nivel me vendet e tjera, – ka vijuar Shulku. – Nga dita në ditë janë lehtësuar masat. Shpresojmë të zgjidhet edhe ky problem gjatë bisedimeve. Do jetë pikë diskutimi në lidhje me tamponët, se kush e merr përsipër, kontribuojmë të dy palët, qeveria, apo Ministria. Nuk kemi bërë ndonjë bisedë, që të kemi ndonjë ide”. Duke folur për mediat sportive shqiptare, zyrtari i FSHF-së ka prekur edhe çështjen e stërvitjeve dhe të kalendarit

“E thashë që minimalisht dy javë. Nëse Ministria vendos që pasnesër të nisë stërvitja, atëherë do lëmë kohë më shumë. Jemi me datë 8 dhe nëse të hënën nisim, atëherë kemi kohë të lëmë më shumë se dy javë. Janë dy javë kampionat dhe pesë Kupë. Do luhej kupa në mesjave dhe nuk do kishte ngjeshje”, – ka përfunduar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Ilir Shulku.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh