FSHF / Ndikimi i projektit “Uniforma Ime”, takim në Gjirokastër me trajnerë

Share Button

AlbanianSport.com 23/07/2022 19:25

ASNN – Projekti madhor i FSHF-së, që nis të zbatohet në këtë edicion, “Uniforma Ime” ka hyrë në fazën më të rëndësishme, teksa vazhdojnë konsultimet me të gjitha shoqatat rajonale të futbollit për të marrë të gjitha të dhënat për fëmijët që luajnë futboll nga klubet dhe shoqatat e futbollit në të gjithë vendin. Në këtë kuadër edhe Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër ka zhvilluar një takim me trajnerët e klubeve dhe drejtuesit e akademive të rajonit të Gjirokastrës për organizimin e sezonit të ri futbollistik 2022-2023.

Pjesëmarrësit u informuan nga përfaqësuesit SHRFGJ mbi mbështetjen e madhe dhe konkrete të Federatës Shqiptare e Futbollit për futbollin në përgjithësi, e më konkretisht për projektin e rëndësishëm “Uniforma Ime”, që do të pajisë të gjithë fëmijët që luajnë futboll në të gjithë vendin me uniforma loje e stërvitjeje, komplet tutash dhe çantë falas, duke filluar nga grupmosha e Nën-7 e deri në grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve. Një projekt që ka një kosto prej 1 milionë Eurosh në vit e që pritet të afrojë edhe më shumë fëmijët e vegjël, vajza dhe djem, me futbollin, përmes uljes së vazhdueshme të kostove për çdo familje.

Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër, pasi u shpjegoi trajnerëve dhe drejtuesve të akademive projektin në detaje, bëri me dije se qëllimi kryesor është nxitja e futbollistëve të rinj dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të luajtur futboll, por edhe uljen e shpenzimeve të çdo familje që ka një fëmijë që luan futboll me ekipe. Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë prej kohësh përsipër çdo shpenzim tjetër nga arbitrat, mjek dhe delegat, që shërbejnë për mbarëvajtjen sa më të mirë të skuadrave apo për zbulimin e zhvillimit të talenteve dhe i lojës për çdo fëmijë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh