AlbanianSport.com 20.03.2015 07:55
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin në vend, Federata Shqiptare e Futbollit, ka mbajtur të hënën Asamblenë e saj të Përgjithshme Vjetore, ku është bërë analiza e punës së saj gjatë 2014-tës.
Në këtë Asamble, presidenti Armand Duka theksuar se gjatë vitit 2014, futbolli shqiptar ka njohur rritje në nivelin e tij.
Sipas Dukës, rritja e investimeve, loja e kombëtares gjatë eliminatoreve të fundit dhe gara cilësore në Kategorisë Superiore kanë bërë që vëmendja për futbollin të mos mbetet vetëm tek opinioni sportiv.
Përsa i përket dyshimeve për trukimin e ndeshjeve, kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka theksoi se po bashkëpunohet me organin e prokurorisë dhe se shumë shpejt ky bashkëpunim do të japë rezultatet e duhura.
Në këtë asamble u ndryshuan 3 nene të statutit dhe 4 nene në kodin e disiplinës sportive.