AlbanianSport.com 08.04.2015 18:05
ASNN – Ka nisur këtë javë, në Qendrën Stërvitore në Kamëz, kursi UEFA B. E veçanta e tij është se ky kurs zhvillohet vetëm me trajnerë kosovarë.
Janë gjithsej 38 specialistë futbolli të Kosovës, të cilët do të pajisen në fund të kursit me diplomat B. Për shkak të largësisë, kursi do të jetë intensiv.
Ky kurs është pjesë e programit vjetor të Sektorit të Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Prej kohësh FSHF po bashkëpunon për të rritur nivelin teknik të specialistëve nga Kosova duke organizuar kurse të niveleve të ndryshme kualifikimi enkas për ta.