Sipas Astrit Maçit e reja e këtij kursi trajnerësh, në krahasim me ato paraardhës ka të bëje se është rritur me 120 orë më shumë. “Pra nga 240 orë ka shkuar në 360 dhe sot gjithçka ndryshon, – shpjegon ai. – Ndryshon sepse nuk është më ajo e dy-tre viteve më përpara, jo në pikëpamjet e cilësive fizike sepse janë po ato, por mënyra se si punohet sot ka ndryshuar gjithçka.”
“Dhe ne jemi gjithmonë për atë të renë për t’ia transmetuar grupit të trajnerëve që përfundon me datë 4 qershor, – ka vijuar zyrtari i FSHF-së. – “UEFA Pro” është shkalla më e lartë e kualifikimit të trajnerëve, që quhet edhe “Master”, pra nuk ka më lart se sa “UEFA Pro”. E me anë të kësaj trajnerët nuk kanë asnjë lloj kufizimit për të trajnuar qoftë në vendet evropiane, qoftë edhe niveli i klubeve më të lartë mund ta trajnosh.”
“Pa përfshirë këtë kurs të këtij edicioni janë 52 trajnerë të futbollit shqiptarë që janë kualifikuar me licencën UEFA Pro, pasi ky kurs ka filluar që në vitin 2012, ndërkohë që qershor i shtohet edhe kontigjenti prej 16 trajnerëve të tjerë të këtij edicioni”, – përfundoi Astrit Maçi.