FSHF / Licencimet, afat deri sot klubeve ose përjashtim nga gara

Share Button

Kategoria_Pare-logo

Gjergj Vyshka 14.09.2016 10:05

12 skuadra nuk plotësojnë kriteret e pagesës dhe të licencimit për të marrë pjesë në kampionatin e Kategorisë së Parë. FSHF i lë afat deri ditën e sotme, më pas do të përjashtohet nga Kategoria e Parë. Federata Shqiptare e Futbollit ka pritur deri pasditen e djeshme që klubet e Kategorisë së Parë të plotësojnë kriteret e pagesës dhe të licencimit për të marrë pjesë në kampionatin e Kategorisë së Parë, por kjo nuk ka ndodhur. Menjëherë, me anë të një deklarate zyrtare, FSHF njofton se janë 12 klube, 5 në Veri dhe 7 në Jug që nuk plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në kampionat.

Ndaj pritet përjashtimi i tyre, nëse nuk likuidojnë pagesat deri ditën e sotme. “Pas vendimit qarkullues të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, për shtyrjen e kampionatet kombëtare të Kategorisë së Parë i planifikuar për të nisur më datë 10 shtator dhe të Kategorisë së Dytë, i planifikuar për të filluar më datë 18 shtator, disa nga klubet kanë nisur të shlyejnë detyrimet e tyre”, – shkruhet në deklaratën e organizmit që qeveris basketbollin shqiptar. – Vendimi i linte atyre afat që të plotësonin të gjitha detyrimet financiare dhe ato të licencimit deri dje më datë 12 shtator.”

FSHF, njofton se ka ende klube të cilat nuk kanë shlyer detyrimet financiare dhe nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit. Për këtë arsye dhe me kërkesë të tyre, është vendosur që atyre t’ju jepet edhe një mundësi e fundit, deri nesër (sot) më datë 14 shtator”. “Pas këtij afati, skuadrat që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit, nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë, –  shkruan FSHF-ja. – Këto skuadra do të zëvendësohen nga ekipe të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive.”

“Për këtë arsye, po publikojmë edhe listën me ekipet që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit e nuk kanë shlyer detyrimet financiare”, – përfundon deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

Klubet e futbollit që nuk kanë plotësuar

detyrimet financiare dhe kriteret e licencimit

deri në datë 13.09.2016 janë:

 

Kategoria e Parë – Grupi A

1) KF Adriatiku Mamurras

2) KF Burreli

3) KS Kastrioti

4) KF Kamza

5) KF Shënkolli

 

Kategoria e Parë – Grupi B

1) KF Bylis

2) KF Pogradeci

3) KF Elbasani

4) KF Shkumbini

5) KF Sopoti

6) KF Turbina

7) FK Dinamo

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh