FSHF / Libohova sqaron licencimet, borxhet & çështjen e Ligës Profesioniste

Share Button

AlbanianSport.com 10/08/2019 16:20

ASNN – Ishte vënë në dyshim deri edhe vetë nisja e sezonit, ndërsa edhe shorti i Kategorisë Superiore, u hodh në skajet më të mëdha të kohës së mbetur në dispozicion. Natyrisht, çështja e Skënderbeut dhe pasojave që mund të kishte ajo, por edhe çështja e licencimeve dhe financave, kishin vënë në pikëpyetje gjithçka sa i përket nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Dhe pyetja që mediat kanë bërë të shtunën, pas hedhjes së shortit për kalendarin e Superiores ishte nëse i kanë plotësuar të gjitha klubet kriteret e licencimit.

Ai që është përgjigjur, ka qenë Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, i cili i ka siguruar mediat se, përderisa të gjitha skuadrat janë përfshirë në short, do të thotë se janë në rregull me kushtet që duhet të plotësojnë. “Përderisa janë në short do të thotë që komisioni i licencimit ka bërë punën e vet dhe ka konstatuar që janë në përputhje me kërkesat për të marrë pjesë në Superiore, – ka thënë eksperti i njohur shqiptar i financave, tanimë zv/president i FSHF-së. Sa i përket faljes së borxheve, ai ka pohuar se e kanë kërkuar, por nuk është kompetenca e FSHF-së.

“Nuk bëhet fjalë thjesht për falje borxhesh, por ndoshta bëhet fjalë për falje kamatvonesash dhe penalitetesh, – ka sqaruar Libohova. – Falja e borxheve është proces që kalon në kompetencat e Ministrisë së Financave dhe qeverisë, që gjykojnë përtej kërkesave që kanë klubet. Unë do të thoja se më e pranueshme do të ishte zerimi i penaliteteve dhe gjobave që klubet kanë për detyrimet e tyre.” Sa i përket funksionimit të Ligës Profesioniste, nr. 2  organizmit që qeveris futbollin në vend sqaroi se FSHF-ja është duke pritur vendimin e qeverisë për ligjin për sportin.”

“Zoti Rama premtoi (në tryezën e rrumbullakët për futbollin) se në shtator ky ligj do të diskutohet, ndërkohë do të përgatitemi që ekipet të jenë gati për të mundësuar thithjen e fondeve, – ka thënë Libohova. – Duhet formalizim, duhet organizim më i mirë i klubeve, sepse thjesht ligji për sportet, ndryshimet që do të bëhen do të kenë kritere, do të kenë procedura dhe jo kushdo mund t’i plotësojë. Ne po përgatitemi që të jemi gati për thithjen e fondeve për Ligën, përfshirë këtu edhe emrin e Ligës, po mendojmë shitjen e emrit të Ligës.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh