FSHF / Hicka: Po vihet në pikëpyetje autonomia e OJF-ve në vend

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2022 20:25

ASNN – Gjatë konferencës së sotme për shtyp, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Av. Envi Hicka, Drejtori i Departamentit Ligjor dhe Licencimit, Aldi Topçiu, dhe Drejtori i Komunikimit në FSHF, Andi Verçani, paraqitën para mediave arsyet se pse vendimi i marrë së fundmi nga Gjykata e Tiranës është jo vetëm alogjik por edhe i paligjshëm. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Av. Envi Hicka, u ndal në veçanti te fakti te paligjshmëria për këto akuza që janë ngritur ndaj drejtuesve më të lartë të institucionit më të lartë të futbollit në vend.

“Ajo që duhet të sheqtësojë opinionin publik është fakti se rendi juridik në Shqipëri duhet të jetë i ndërtuar dhe të funksionojë në një mënyrë të tillë që të respektojë atë që quhet liria e organizimit, – ka thënë ai fillimisht. – Të krijojmë institucione e të drejtës private, siç është FSHF, Urdhri i Gazetarëve, Komiteti Olimpik Shqiptar, Urdhri i Mjekut etj. Pra njerëzit duhet të kenë mundësi të vetëorganizohen. Nëse në ushtrimin e të drejtës kushteutese për t’u organizuar, qytetarët janë të penguar nga këto mjete, që në fakt i përkasin zyrtarëve, ata punojnë për llogari të Republikës së Shqipërisë, atëherë, vihet në pikëpyetje autonomia e organizatave në Republikën e Shqipërisë, e çdo organizate, jo vetëm e FSHF.”

“Përtej lidhjes së këtyre dy problemeve është pikërisht statusi në këtë rast i Presidentit të FSHF, që për gjuhën juridike do të thotë: A mund të jetë ky person subjekt i veprës penale të shpërdorimit të detyrës apo jo? JO! – ka vijuar avokati. – Subjekt i veprës penale të shpërdorimit të detyrës nuk mund të jetë një person, i cili kryen një detyrë të caktuar në një organizatë jo-fitimprurëse. Nuk mund të jetë subjekt i kësaj vepre penale. Ky është gabimi thelbësor i të gjitha këtyre proceduarave.

“Nëse ky gabim vazhdon, do të thotë që rendi juridik shqiptar, nuk i garanton mirëfunksionimin organizatave joqeveritare. Detyrat nuk përcaktohen nga rendi juridik i Republikës së Shqipërisë. Nëse e gjithë kjo situatë ku jemi sot, ka një rrezikshmëri apo një shqetësim për mirëfunksionimin e futbollit në të ardhmen në nivel kombëtar apo ndërkombëtar, kjo lidhet me këtë kriter specifik”, – përfundoi Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Av. Envi Hicka.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh