FSHF / Edicioni i 3-të i Akademisë së Gjykimit, marrin pjesë 50 të rinj

Share Button

AlbanianSport.com 29/10/2021 21:00

ASNN – Ka nisur prej pak ditësh edicioni i 3-të i Akademisë së Gjykimit, që është një nga prioritetet e mëdha të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Kursi për të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e futbollit duke vendosur drejtësi në fushën e lojës, ka nisur më datë 25 tetor dhe do të zgjasë për dy javë, ndërsa në këtë edicion marrin pjesë 50 pjesëmarrës, që kanë nisur me leksionet teorike. Pjesëmarrësit në këtë kurs do të marrin njohuritë bazë të Rregullave të Lojës, do të përgatiten fizikisht dhe do të kenë të gjitha njohuritë e nevojshme për një gjyqtar të ri.

Kursantët janë të moshës 14-22 vjeç, kjo kërkesë vjen si rrjedhojë e orientimeve nga FIFA dhe UEFA për vetë specifikat e këtij profesioni, ku është parë se mosha ideale për të filluar karrierën është 15-16 vjeç dhe të vijojë paralelisht me moshat e reja në garën e futbollit. Në një prononcim për faqen zyrtare në Internet të FSHF-së, një nga lektorët e Akademisë së Gjykimit, Uvil Zajmi, shpjegon se si po shkon procesi në këtë edicioni te 3-të, teksa vlerëson edhe interesin e lartë të pjesëmarrësve për të marrë sa më shumë informacion dhe njohur për botën e arbitrimit dhe për këtë profesion.

“Akademia e Gjykimit, që ka pak ditë që ka nisur është një ndër format moderne e bashkëkohore për rekrutimin, afrimin dhe përgatitjen e brezave të ri me gjyqtarë, ka thënë ai. – Sigurisht që është një formë e orientuar, e ideuar nga UEFA dhe FIFA. Ky është edicioni i 3-të që zhvillohet Akademia e Gjykimit. Duhet thënë që është një proces i rëndësishëm, i vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit e FSHF-së, nga Shoqata e Gjyqtarëve, një angazhim maksimal për ta realizuar së ma mirë këtë kurs dyjavor që organizohet me grupin e ri të arbitrave të ardhshëm.” Zajmi thekson edhe faktin se këtë herë ka interes nga rritje edhe nga vajzat për t’u bërë gjyqtare futbolli.

“Ajo që na entuziazmon e që na jep shpresë është fakti që shikojmë një grup të mirë kandidatësh që janë afruar, sepse në një farë mënyrë publiciteti, rekrutimi, mënyra se si janë afruar këto të rinj është bërë në bazë të disa kritereve të qarta, – thotë ish-gjyqtari. – Nuk është e lehtë dhe shikojmë që në këtë edicion kemi një fluks më të madh për gjyqtarë, ka interes, dëshirojnë ta frekuentojnë Akademinë dhe shpresojmë që të përgatisim një grup me të ardhme për gjykimin shqiptar. Ka një impenjim dhe  interesim të madh nga studentët, djem mjaft të përgatitur.”

“Dhe, ajo që është më kryesorja, është fakti se në këtë grup kemi një pjesëmarrje të konsiderueshme e të vlerësuar më vajza, duke qenë se vajzat janë bërë pjesë e pandarë dhe e domosdoshme në futboll, – ka vijuar Zajmi. – Një kërkesë kjo bashkëkohore e FIFA-s, UEFA-s dhe FSHF-së. Kursi është i ndarë në disa drejtime. Kemi informacion lidhur me rregulloren e futbollit, aspektin psikologjik, përgatitje fizike dhe në dy javë kursantët marrin një informacion mëse të konsiderueshëm se çfarë është bota e gjykimit, ç’do të thotë të jesh gjyqtar.”

“Dhe i shikoj në komentet dhe bisedat e janë shumë të interesuar, kureshtarë, entuziast dhe unë shpresoj që nga ky grup të mund të përfitojmë elementë të vlefshëm. Këto janë hapa të rëndësishëm në krijimin e traditës për gjykimin shqiptar”, – përfundoi ai. Gjatë zhvillimit të programit të kursit, që është organizuar me dy faza, faza e prezantimit dhe ajo e konsolidimit, do të referojnë ekspertë nga bota e gjykimit shqiptar, psikologjia sportive, mjekësia sportive, përgatitës fizik dhe lektorë të gjuhës angleze.

Të diplomuarit në fund të kursit do të pajisen me diplomën “Gjyqtar i Kategorisë së Tretë” dhe karriera e tyre do të fillojë në Kolegjiumet e qyteteve nga vijnë duke gjykuar në kampionatet e moshave.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh