AlbanianSport.com 03/05/2020 23:10
ASNN – Në pritje të një lejeje për rinisjen e futbollit në Shqipëri është përgatitur një protokoll paraprak nga ana e Fedetarës Shqiptare të Futbollit. Kushtet që ka krijuar epidemia e virusit “Covid-19”, nënkuptojnë se do të ketë një vëmendje të madhe për të kufizuar numrin e të pranishmëve në fushën e lojës.“Përveç lojtarëve dhe stafeve teknikë do të jenë të autorizuar vetëm një numër i pakët personash gjatë zhvillimit të një ndeshje, – raporton TV Klan.
“Në fushën e lojës dhe përqark saj do të lejohen përveç lojtarëve dhe stafeve teknike, zyrtarët e ndeshjeve 4 mbledhës të topave, staf sigurie, shërbimi i zjarrfikësve e mjekësore, fotografët zyrtarë të klubeve e kameramanë të transmetimit direkt të sfidës, – vijon më tej media në fjalë. – Në total më pak se 90 persona. Nuk do të ketë rreshtime të skuadrave, ndërsa të krijohet mundësia që të ketë më shumë se një dhomë zhveshjeje për secilin ekip.”
“Numri i personave në tribunë do të jetë i ulët, ku do të përfshihen dhe gazetarët, – parashikohet më tej në protokollit paraprak të përgatitur nga FSHF-ja. – Ata do të qëndrojnë në largësi 2 metra nga njëri-tjetri, ndërsa do të jenë gjithsej 59. Edhe personat e autorizuar përqark stadiumit do të jenë të paktën 35 në total, ku 20 prej tyre forca rendi.” Megjithatë, organizmi që qeveris futbollin në vend nuk ka ende një përgjigje nga autoritetet shëndetësore në vend dhe gjithçka ka mbetur pezull.