FSHF / Duka: Ylli Mihali, kemi humbur një djalë yll, një njeri të pakursyer

Share Button

AlbanianSport.com 14/09/2021 18:40

ASNN – Mjeku fizioterapist i Kombëtares shqiptare të futbollit, Ylli Mihali që ndërroi jetë mëngjesin e së hënës, më 13 shtator u përcoll ditën e martë me nderime për në banesën e fundit. Federata Shqiptare e Futbollit organizoi homazhet për të ndjerin në mjediset e Stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, familjarë, shokë, miq e dhjetëra anëtarë të komunitetit të futbollit, të cilët shprehën ngushëllimet për largimin e parakohshëm nga jeta të Ylli Mihalit.

Presidenti Duka, dukshëm i prekur nga kjo ngjarje që ka trishtuar të gjithë botën e futbollit shqiptar shprehu ngushëllimet për familjen Mihali, duke theksuar se Ylli nuk ishte vetëm një profesionist i mirë, por mbi të gjitha një djalë i shkëlqyer. “Sot është një ditë e trishtë, për mua dhe futbollin shqiptar, – ka thënë ai. – Kemi humbur një nga njerëzit më të mirë dhe më të dashur, i cili ka kontribuar për 27 vite në futbollin shqiptar. Mbase pak e kanë njohur në ndeshjet, por ata që kanë luajtur dhe ju mediat që keni qenë pranë ekipit Kombëtar e kanë ndjerë shumë. Një djalë i shkëlqyer dhe fizioterapist padyshim shumë i mirë, një njeri i pakursyer për të ndihmuar të tjerët.”

“Më vjen keq që nuk arritëm që të gjithë ta ndihmonim, ta mbanim në jetë Yllin, por ishte e pamundur. Ky COVID-19 i mallkuar na ka dhënë shumë dhimbje të tjera gjithashtu dhe sot shumë dhimbje për futbollin shqiptar. Doja të ngushëlloja familjen, miqtë e Yllit, futbollistët të cilët kanë qenë të trishtuar jo vetëm ata që kanë luajtur për ekipin kombëtar, por edhe ata që kanë kaluar nëpër ekipet kombëtare. Nuk kam fjalë, u prehtë në paqe! Ai e ka shkruar historinë vërtetë, të paktën për ne që e kemi njohur nga afër nuk do ta harrojmë kurrë! Ashtu siç e kishte emrin, Yll ashtu ishte dhe në të vërtetë”, – ka përfunduar Duka.

Ylli Mihali u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me Covid-19 në moshën 55 vjeçare. Federata Shqiptare e Futbollit, ekipi kombëtar shqiptar dhe i gjithë komuniteti i futbollit i kanë shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe miqve të pafund të Yllit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh