FSHF / Duka uron FFK-në me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Share Button

AlbanianSport.com 17/02/2021 18:40

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në emër të gjithë komunitetit të futbollit në vend i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në kuadër të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë letër, Presidenti Duka shprehet se në këto vite Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në futboll.

Duke u bërë anëtare e qeverive europiane dhe botërore të futbollit, UEFA dhe FIFA, si dhe përmes rezultateve pozitive ka bërë jehonë në botë, duke përmirësuar imazhin e vendit. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh vullnetin që të dyja institucionet e futbollit të vijojnë me punën për të finalizuar projektet e përbashkëta. Më poshtë letra e Presidentit Armand Duka për homologun e tij të Kosovës:

 

I nderuar President,

I nderuar z. Agim,

Me rastin e përvjetorit të 13-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell në emrin tim dhe të të gjithë anëtarëve të familjes së madhe të futbollit shqiptar, urimet më vëllazërore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, festën e Pavarësisë!

Prej 13 vitesh si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka shënuar përparime të jashtëzakonshme duke qenë anëtare me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. Rritja e vazhdueshme e rezultateve sportive ka bërë jehonë ndërkombëtare dhe ka përmirësuar imazhin kudo në botë. Futbolli ka arritur të thyejë ato barriera që në shumë fusha të tjera nuk janë tejkaluar, duke ndihmuar Kosovën në procesin e njohjes.

Marrëdhëniet tona të shkëlqyera institucionale na nxisin që të punojmë gjithmonë e më shumë në rritjen e futbollit mbarëkombëtar dhe finalizimin e projekteve tona të përbashkëta.

Me urimet më të mira për ju, anëtarët tuaj dhe gjithë popullin e Kosovës, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

 

Miqësisht,

Armand Duka

President i Federatës Shqiptare të Futbollit

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh