AlbanianSport.com 11/10/2021 23:10
ASNN – E marta ka qenë një ditë e begatë për ekipet kuqezi, që kanë korrur dy fitore dhe, edhe duke qenë në prag të ndeshjes vendimtare të Kombëtares me Poloninë të martën, ka ardhur edhe reagimi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka. “Sot shijuam një tjetër ditë e shkëlqyer për futbollin shqiptar, – shkruan kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar. – Ekipi i Nën-21-vjeçarëve arriti një fitore të rëndësishme ndaj Sllovenisë, me një paraqitje bindëse, duke konfirmuar cilësitë dhe vlerat që ka në përbërje.”
“Brenda 3 ditësh na dhuruan dy fitore me 4 gola të shënuar dhe zero të pësuar, – ka vijuar ai. – Kjo është ajo që ne kërkojmë nga kjo skuadër dhe kjo është rruga që duhet të ecin. Asgjë nuk është e pamundur. Ekipi i Nën-19-vjeçarëve përsëriti sot pasdite veten ndaj Malit të Zi, ku në 2 ndeshje të luajtura në Ulqin brenda pak ditësh na dhuroi dy fitore me lojë bindëse. Përgëzime për djemtë e rinj kuqezinj që së shpejti fillojnë rrugëtimin kualifikues ku duhet të na dhurojnë lojëra të bukura dhe rezultate pozitive.”
“Sot Shqipëria e futbollit është një realitet në rritje të vazhdueshme në çdo drejtim, duke konfirmuar punën e mirë që Federata Shqiptare e Futbollit bën. Ne besojmë se me punë mund të shkojmë larg, dhe rezultatet e fundit të skuadrave tona e tregojnë më së miri këtë”, – ka përfunduar Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka.