FSHF / Drejtoria Teknike, mbledhje me Komisionin e Ekipeve Kombëtare

Share Button

AlbanianSport.com 03/02/2024 17:05

ASNN – Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka organizuar këtë javë një mbledhje me Komisionin e Ekipeve Kombëtare. Të pranishëm në këtë takim ishin, Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea, Kryetari i Komisioni të Ekipeve Kombëtare i cili mban edhe postin e Zv/Presidentit të FSHF-së, Lutfi Nuri, Drejtori i Departamentit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Dritan Babamusta, dhe dy anëtarët e Komisionit të Ekipeve Kombëtare, Afrim Tola dhe Eldorado Merkoçi.

Në këtë mbledhje u diskutuan disa tema të rëndësishme, në lidhje me objektivat që duhet të arrihen, detyrat teknike dhe rolet e gjithsecilit me qëllim përmirësimin e cilësisë së futbollit të bazës, i cili është një prioritet për Federatën Shqiptare të Futbollit. Gjithashtu një pjesë e diskutimit u fokusua te futbollistët e vitlindjes 2008, pasi do të jenë ata që do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalet e Evropianit të Nën-17-vjeçarëve në vitin 2025.

Kjo fazë finale e Evropianit të Nën-17-vjeçarëve do të zhvillohet në vendin tonë në Stadiumet “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Loro Boriçi” dhe “Arena Egnatia”. Një vëmendje të madhe do të vijojë të ketë projekti “Step by Step” i krijuar nga Drejtoria Teknike e FSHF-së me qëllim zbulimin e talenteve për të ardhmen. Me projektin “Step by Step” po punohet sipas një programi të koordinuar në detaje me Departamentin e Ekipeve Kombëtare dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.

Dy ditë në javë, futbollistët vendas të grup-moshës së Nën-15, Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarëve të cilët janë pjesë e klubeve dhe akademive shqiptare, do të grumbullohen në “Shtëpinë e Futbollit”, siç njihet ndryshe selia e re e FSHF-së në kryeqytet, dhe do të punojnë me trajnerët e ekipeve të moshave. Nga ky projekt synohet të rritet cilësia e lojtarëve vendas, në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve kombëtare të moshave në të ardhmen.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh