FSHF / Dita Botërore e Autizmit, “Arena Kombëtare” ndizet blu blu në solidaritet

Share Button

AlbanianSport.com 02/04/2022 23:10

ASNN – 2 prilli është Dita Botërore e Autizmit, ndërsa prilli është muaji i ndërgjegjësimit për këtë çrregullim. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila prej vitesh bashkëpunon me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë për të ndihmuar në ndërgjegjësimin e opinionit, për lehtësimin e sfidave që kanë individët me këtë spektër për t’u integruar në shoqëri.

Dhe të shtunën në mbrëmje, në orën 19.30, disa fëmijë të spektrit autik dhe përfaqësues të Fondacioni Fëmijët Shqiptarë, janë pritur përpara Stadiumit “Arena Kombëtare”, nga përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ish-figura të njohura si Sulejman Mema dhe Sulejman Demollari. Së bashku, ata kanë përjetuar ndezjen e dritave në ngjyrë blu të fasadës së stadiumit, në shenjë solidariteti me këtë komunitet.

Ndërkaq, në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”,  Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh në lidhje me këtë aktivitet: “Ne bashkojmë vëmendjen dhe zemrat tona, me të gjitha vendet anembanë globit që e mbështesin këtë nismë. Stadiumi “Arena Kombëtare”, ndriçoi blu sonte në mbrëmje, për komunitetin e individëve me çrregullim të spektrit autik në Shqipëri dhe kudo në botë.”

“Me këtë aktivitet dhe me nisma të tjera sensibilizuese, ne kërkojmë që të ketë sa më shumë vëmendje ndaj fëmijëve dhe të rriturve me autizëm. Ata do të kenë gjithmonë mbështetjen tonë. Dhe këtë e bëjmë me zemër!” – ka përfunduar postimin e tij kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. “Të Ndriçojmë Blu” është motoja që në shenjë solidariteti ka pushtuar shumë shtete, për të rritur ndërgjegjësimin mbi Autizmin.

Nisma, që sivjet mbushi 13 vite nga dita kur ajo startoi në SHBA nga Organizata Ndërkombëtare “Autism Speaks”, në Shqipëri hyri në vitin e 10-të të saj. Sivjet, asaj ju bashkua edhe Federata Shqiptare e Futbollit. Edhe më parë institucioni i futbollit shqiptar, ka bashkëpunuar me Fondacionin e Fëmijëve Shqiptarë, për fushata të tilla sensibilizuese.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh