AlbanianSport.com 18/10/2018 18:00
ASNN – Komisioni i Disiplinës i FSHF-së, mori sot vendime të forta për shumë çështje dhe fenomene negative që shqetësojnë futbollin në kategoritë e ndryshme, por me interes është sidomos paralajmërimi që i bën klubit të Tiranës, të cilit i lë 30 ditë afat të shlyejë detyrimin financiar që ka karshi ish-mesfushorit të saj Gjergji Muzaka. Madje FSHF e kërcënon Tiranën me sanksione nëse nuk përmbush detyrimet e saj kundrejt lojtarit.
Ja vendimet e sotme të Komisionit të Disiplinës:
Lojtari i KF “Tirana”, Grent Halili,për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 56/1/a të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska për protesta ndaj zyrtarit në ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorit përreth fushës
KF Luftëtari, për sjellje të gabuar të tifozeve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës në bazë të nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
KF Kamza,për dështimin në përmbushjes ëe detyrimeve për organzimin e ndeshjes,në bazë të nenit 64/d dhe neni 65/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëqindmijë) lek.
KF Erzeni, për sjellje të gabuar të tifozeris së tij duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë). Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
Lojtari i KF “Shënkolli”, Ilir Caushaj,për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b te KDS, dënohet 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike.
Lojtari i KF “Shënkolli”, Ruben Danaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS,dënohet 12(dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike.
Lojtari i KF “Shënkolli” Emirjon Mirdita, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.
KF “Shënkolli”, për sjelle të gabuar të spektetorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohen me 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
KF “Iliria”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektatore në stadiumin përkates.
Zyrtari i KF “Iliria”, Fatmir Sala, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1/a) të KDS,dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.
KF “Tomorri”, për sjellje të gabuar të tifozeve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës,në bazë të nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë). Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
KF “Lushnja” për sjellje të gabuar të tifozëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës,në bazë të nenit 66/2 të KDS,dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë). Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
Lojtari i KF “Shkumbini”, Shamet Luta, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.a të KDS,dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Kukësi”, Jeremis Bilalaj,për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.
KF “Butrinti” U-19,për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve në ndeshjen kundër KF “Lushnja” U-19,në bazë të nenit 64/1.c dhe 65/2 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultatin 3-0.
KF “Butrinti” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve për hedhjen e sendeve brenda rrethimit të fushës së lojës duke shkaktuar akte dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërpreje përfundimtare të lojës,në bazë të nenit 66/3.c të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 (gjashtë) ndeshjeve pa tifozë në stadiumin përkates.
Lojtari i KF “Vlora” U-19,Brigeld Islamaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Vlora” U-19, Hitmen Troqe, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Detyrohet “K.F Tirana” të ekzekutojë pjesës së mbetur të detyrimeve financiare ndaj kërkuesit Gjergji Muzaka sipas vendimit Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së këtij vendimi. Paralajmërohet “K.F Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.
Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Pogradeci” U-19, Ardian Abazaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, zyrtari Ardian Abazaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Vora”, Florian Peqini dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Florian Peqini vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.