AlbanianSport.com 23.10.2014 22:50
ASNN – Ja vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës:
KF Flamurtari, KF Elbasani” dhe KF Besa paralajmërohen se në rast përsëritjeje të sjelljeve të gabuara të tifozerisë së tyre do të jenë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive bazuar në nenin 13 të KDS-së.
KF Vllaznia dhe KF Kamza për mosmarrje masash organizative paralajmërohen se do të jenë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive dhe Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike bazuar në nenet 13 dhe 56 të KDS-së.
Lojtari i KF Kamza, Joseph Olatunji, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar pezullohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1 të KDS-së.
Zyrtari i KF Iliria, Astrit Tali, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/2.a të KDS-së
Lojtari i KF Pogradeci, Andi Osmani, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së
Lojtari i KF Shkumbini, Emiljan Lundraxhiu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së.
Lojtari i KF Naftëtari, Sajmir Gega, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së.
Lojtari i KF Lushnja, Alban Bizhyti, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së
Në lidhje me ndeshjen Sukthi-Skrapari, Komisioni i Disiplinës Sportive do të vendosë javën e ardhshme pasi të marrë në dorë materialet shtesë.
KF Himara dhe KF Orikumi për sjellje jo korrekte në fushën e lojës dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive dënohen secili me gjobë në vlerë 10.000 lekë të rinj bazuar në nenin 65/1 dhe 136 të KDS-së.
Lojtari i KF Flamurtari Nën-19 , Baki Shehu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me katër ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së.
KF Veleçiku Nën-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Shkëndija B.T Nën-19 humbet ndeshjen në “tavolinë”, 3-0, bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së.
KF Kastrioti Nën-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Porto Nën-19 humbet ndeshjen në tavolinë 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së.
KF Skampini Nën-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Internacional Nën-19 humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së
FC Internacional Nën-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Besëlidhja Nën-19 e humbet ndeshjen në “tavolinë”, 3-0, bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 te KDS.
KF Veleçiku Nën-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Porton Nën-19 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së.
KF Skampini Nën-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Shkëndija B.T Nën-19 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së
KF Tirana B Nën-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Luftëtarin Nën-19 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së.
KF Shkumbini Nën-19 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Lushnjën Nën-19 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së
KF Kastrioti Nën-17 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Internacional Nën-17 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së.
KF Vllaznimi Nën-17 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Shkodra Nën-17 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së.
KF Skampini Nën-17 për mosparaqitje në ndeshjen me FC Term Nën-17 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së
KF Bylis Nën-17 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Tirana B Nën-17 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 te KDS.
KF Shkumbini Nën-17 për mosparaqitje në ndeshjen me KF Vlorën Nën-17 e humbet ndeshjen në “tavolinë” 3-0 bazuar në nenet 55/1 dhe 134/2 të KDS-së.