AlbanianSport.com 16.02.2016 18:05
ASNN – Problemet që u vërejtën në pushim të ndeshjes së kampionatit në Shkodër ndaj Vllaznisë i kanë kushtuar dy ndeshje larg pankinës trajnerit të Vllaznisë, Armando Cungu.
Kjo sepse, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur sot, ka vendosur ndër të tjera, që, për protesta me gjeste dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, Cungu të dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.a te Kodit të Disiplinës Sportive.
Ndërkohë edhe klubi i Tiranës është dënuar me 1 milionë lek gjobë për veprimin e disa futbollistëve ndaj ish-portierit Stivi Frashëri që nuk i dhanë dorën. Gjithashtu gjobë me 50.000 lekë për ekipet e Flamurtarit, Vllaznisë dhe Kukësit për ofendime në kor ndaj ekipeve kundërshtare.
Ja vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF:
1.KF “Flamurtari”, KF “Vllaznia” dhe KF “Kukesi”, per shkak te ofendimve ne kor ndaj ekipeve kundershtare, denohet secili me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
2.Tranjeri i KF “Vllaznia”, Armando Cungu, per protesta me gjeste dhe fjale ofenduese ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.a te KDS.
3.KF “Tirana”, per sjellje diskriminuese ndaj kundershtarit, denohet me 100.000 (njeqindmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 57 te KDS.
4.Lojtari i KF “Mamurrasi”, Rezart Maho, per goditje me berryl ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
5.KF “Burreli”, per hedhje te sendeve te forta ne fushen e lojes, denohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa tifoze ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/1.a te KDS.
6.Lojtari i KF “Lushnja”, Bekim Kuli, per goditje me koke ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
7.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Raxhjan Sulkja, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
8.Lojtari i KF “Pogradeci” U-19, Eljo Bego, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.