AlbanianSport.com 05/09/2021 18:15
ASNN – Një tjetër vendim drastik që ndëshkon sportin në Korenë e Veriut, e cila po përjeton një situatë tepër të vështirë dhe lajmet që vijnë nga Pheniani, kryeqyteti dhe qendra ekonomike e vendit, janë një realitet krejt tjetër nga ai i botës në përgjithësi. Futbolli ofron interpretime dhe analiza shumë unike, ku një pasiguri si kurrë më parë, dhe makrokozmos kombëtar sportiv po paguan pasojat e pashmangshme.
Kim Jong-un, ka zgjedhur të ndjekë rrugën drejt “zero raste, zero rrezik”, në rastin e epidemisë, duke futur vendin në izolim total, kufij të mbyllur, duke limituar në maksimum hyrjen e artikujve të ndryshëm nga Anglia, në një karantinë të gjatë, duke ulur kështu në maksimum mundësinë e infektimeve. Por ai që do të vuajë më shumë nga këto masa është futbolli.
Në kushtet kur vendi po vuan nga uria, qeveria nuk ka kohë të merret me futbollin. Në maj të këtij viti, Konfederata Aziatike e Futbollit lajmëroi tërheqjen e përfaqësueses koreanoveriore nga ndeshjet Eliminatore të zonës së saj për Botërorin “Katar 2022”. Madje qeveria komuniste e Koresë së Veriut ka deklaruar se nuk do të pranojë as vaksinën kineze të “Covid-19” pasi nuk ka besim.
Ndeshja e fundit e përfaqësueses së Koresë së Veriut është ajo e luajtur më 19 nëntor 2019, në Liban. Nuk po zhvillohet as kampionati i futbollit i nivelit më të lartë në vend. Edhe përfaqësuesja e Nën-23-vjeçarëve është tërhequr nga Kupa e Azisë, si për meshkuj edhe për femra, dhe po ashtu, edhe nga ndeshjet Eliminatore të Botërorit.