AlbanianSport.com 10.11.2014 12:30
ASNN – Janë luajtur dje ndeshjet e javës së 6-të të grupit B të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe Gramshika arritur një fitore të rëndësishme në fushën e vet ndaj Himarës dhe tashmë udhëheq i vetëm renditjen.
Kjo edhe sepse Turbina e ka humbur ritmin me kreun, pas ndalesës 1-1 në vizitën që i bëri Egnatias në Rrogozhinë, ku golat u shënuar në 5 minutat e fundit. Edhe Gramozi dhe Memaliaj kanë ndarë nga një pikë në sfidën e djeshme, pas barazimit 2-2.
Tepelena ka marrë një fitore minimale, por të vyer, në Këlcyrë, ndërsa Bilishti Sporti ka gjetur dje fitoren e dytë në kampionat, pasi ka mundur Përmetin në fushën e vet me rezultatin 2-0.
Dhe, së fundit, për Delvinën nuk mjafton loja e bukur, pasi nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Orikumit. Gramshi kryeson me 14 pikë, i ndjekur nga Turbina, me dy pikë më pak, dhe Memaliaj, Himara dhe Egnatia, me nga 10 pikë secila.
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java e 6-të
(9 nëntor 2014)
Egnatia – Turbina 1-1
Gramozi – Memaliaj 2-2
Bilisht Sporti – Përmeti 2-0
Këlcyra – Tepelena 0-1
Gramshi – Himara 3-1
Delvina – Orikumi 1-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Gramshi 6 4 2 0 13-2 14
- Turbina 6 3 3 0 8-2 12
- Memaliaj 6 3 1 2 11-7 10
- Himara 6 3 1 2 10-9 10
- Egnatia 6 3 1 2 6-6 10
- Tepelena 6 2 3 1 11-10 9
- Orikumi 6 2 2 2 7-9 8
- Bilisht Sporti 6 2 1 3 6-5 7
- Këlcyra 6 2 0 4 4-10 6
- Gramozi 6 1 3 2 6-9 6
- Delvina 6 1 1 4 5-8 4
- Përmeti 6 0 2 4 6-16 2