AlbanianSport.com 08.02.2015 18:55
ASNN – Edhe niveli më i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A2, ka luajtur dje 3 ndeshjet e javës së 6-të të tij, që ishte e para e fazës së dytë.
Apolonia është shkëputur në krye, duke fituar 3-1 në fushën e vet ndaj Vlorës dhe duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve. Fieraket u ndihmuan edhe nga fakti se ndjekësja më e afërt, Elbasani, u mund 2-3 në Peshkopi nga Korabi vendas.
Elbasanaset janë në kuotën e 12 pikëve, dy më tepër sesa dibranet e vendit të tretë. Në takimin tjetër të javës, Dinamo ka fituar në 5 sete në Rrëshen ndaj Minatorit vendas, duke ndërruar vendet në renditje.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 6-të
(7 mars 2015)
Korabi – Elbasani 3-2
Minatori – Dinamo 2-3
Apolonia – Vlora 3-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
1. Apolonia 6 5 1 15-4 15
2. Elbasani 6 4 2 14-8 12
3. Korabi 6 4 2 14-12 10
4. Dinamo 6 3 3 11-15 7
5. Minatori 6 1 5 11-17 6
6. Vlora 6 1 5 8-17 4