Franca përmbys Bullgarinë për 4-1, Gjermani-R. Çeke, sonte në RTSH

Share Button

European-qualifiers

AlbanianSport.com 08.10.2016 08:50

ASNN – Jave e futbollit evropian, e cila ka nisur të enjten me ndeshjen e Kombëtares në Lihtenshtejn, ka vijuar në Rrjetin e Radio-Televizionit me transmetimin të premten në mbrëmje të sfidës Francë-Bullgari, që u fitua nga vendasit me rezultatin 4-1. Ndërsa sot  duke nisur nga ora 20:45, do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt sfida më e spikatur e grupit C, midis Gjermanisë dhe Republikës Çeke.

Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar vijon me transmetimet sportive dhe të premten në mbrëmje, ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt sfidën më të spikatur të grupit A, midis Francës dhe Bullgarisë. Në fakt, ndeshja ka nisur shumë keq për vendasit, të cilët e gjejnë veten në disavantazh pas vetëm 6 minutash lojë, sepse Aleksandrov ka shënuar për bullgarët.

Por kjo zgjat deri në minutën e 23-të, kur Gameiro barazon shifrat dhe vendasit përmbysin gjithçka me 2 gola të tjerë, të shënuar brenda një çerek ore lojë. Dimitri Paje e kalon Francën në epërsi në minutën e 26-të, ndërsa 7 minuta para përfundimit të pjesës së parë, Antuan Grizman i ka çuar shifrat në 3-1 për Francën, me një goditje nga jashtë zone.

Edhe pjesa e dytë do të flasë bindshëm për vendasit, të cilët do të gjejnë edhe një gol tjetër me anë të Kevin Gameiros, që firmos kështu dygolëshin e tij në këtë takim. Ndërkohë, transmetuesi publik do të sjellë sonte për sportdashësit drejtpërdrejt takimin e vlefshëm për grupin C midis Gjermanisë dhe Republikës Çeke, takim ky që nis në ora 20:45.

Ndërsa të dielën do të vijë fillimisht sfida midis Ukrainës dhe Kosovës, që nis në ora 18:00, dhe më pas ndeshja e madhe e Shqipërisë me Spanjën, që nis në ora 20:45. Të hënën vjen sfida e grupit A, që vë përballë dy prej skuadrave më të spikatur evropiane, Holandën dhe Francën, ndërsa të martën dueli interesant i grupit F, midis Sllovenisë dhe Anglisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh