Formula / Ja si ndryshojnë skuadrat në 2022-shin, plotësohet tabloja e pilotëve

Share Button

AlbanianSport.com 09/09/2021 22:25

ASNN – Pilotët që konfirmojnë qëndrimin në skuadër dhe ata që largohen. Tendenca e konfirmimit të pilotëve nëpër skuadra, shumë kohë para përfundimit të një sezoni të Formulës 1, po konsolidohet. Rinovimet ose nënshkrimet e mes-sezonit që më parë befasonin me komunikimet e tyre i shpejtë, tani janë pjesë e një skenari që në vitin 2021. Kur kanë mbetur edhe 9 gara deri në përfundim të Botërorit 2021 të Formulës 1, skuadrat pjesëmarrëse kanë konfirmuar tashmë shumicën e pilotëve të tyre për sezonin e ardhshëm.

Do të ketë ndryshime, disa shumë të rëndësishme dhe që sapo janë shpallur, ndër të cilat imazhi i ri që do të ketë “Mercedes”, kampioni aktual, dallohet nga viti 2022 në garazhin e tij. Së pari, ishte “Alfa Romeo” ajo që konfirmoi ardhjen e Valteri Botasit në ekip dhe vetëm një ditë më vonë, njerëzit e Brekleit njoftuan se do të jetë Xhorxh Rasëll, shoku i ri i skuadrës së Ljuis Hemiltonit, i cili ka rinovuar për dy vjet të tjerë me “Mercedes”-in. Në rastin e ekipit të drejtuar aktualisht nga Frédéric Vasjp, ardhja e Valterit u motivua nga lamtumira që njoftoi Kimi Raikoneni.

Ndërsa Aleks Albon do të zërë vendin bosh që Rasëlli la tek “Uilliams”-i. Ai do të jetë shok skuadre me Nikolas Latifin. Në anën tjetër, Fernando Alonso gjithashtu ka zgjatur kontratën me skuadrën “Alpine”, të paktën edhe për një vit tjetër. Mbetet për t’u sqaruar vazhdimësia e Strollit si partneri i Sebastian Fetelit tek “Aston Martin” nga viti i ardhshëm. Edhe ardhja e mundshme e Mik Shumacher në garazhin e “Alfa Romeo” ose qëndrimi i tij te skuadra “Haas” ende duhet zgjidhur. Ndërsa mbeten të pandryshuara dyshet e pilotëve tek “MekLaren”-i dhe “Ferrari”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh