Formula 1 / Zyrtarizohet kalendari i vitit 2020, shkurtohen testet

Share Button

AlbanianSport.com 07/10/2019 21:00

ASNN – Nga 20, zgjerohet në 22 gara vitin e ardhshëm, gjithçka do të vazhdojë të vijë drejtpërdrejt në RTSH. Do të nisë në Australi në mars dhe do të mbyllet në Abu Dhabi dhe, si kurrë më parë, do të përbëhet nga plot 22 gara. Formula 1 ka zyrtarizuar ditët e fundit edhe kalendarin e Kampionatit të saj Botërorit të vitit 2020. Siç dihet, Botërori i Formulës 1 po vjen dhe do të vijë edhe në vitet në vijim drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar .

Formula 1 ka zyrtarizuar ditët e fundit kalendarin e kampionatit të saj Botërorit të vitit 2020, i cili, si kurrë më parë, do të përbëhet nga plot 22 gara. Ky kalendar, i shpallur si paraprak në ditët e fundit të gushtit, është paraqitur dhe ka marrë miratimin gjatë mbledhjes së Këshillit Botëror të Motosportit, organizmit që qeveris Federatën Botërore të Automobilizmit (FIA), të mbajtur më 4 tetor 2019. Edicioni jubilar i 70-të i Formulës 1 do të nisë me Çmimin e Madh të Australisë, që do të mbahet në Melbërn më 15 mars 2020.

Dhe, si gjithmonë, do të mbyllet me Çmimin e Madh të Abu Dhabit, në pistën e “Jas Marinës”, më 29 nëntor 2019. Përgjatë këtij rrugëtimi, do të jenë edhe 7 fundjava të njëpasnjëshme garash dhe dy destinacione të reja shtesë. Vietnami do të bëhet vendi i 34-t në planet që do të presë një garë të Botërorit të Formulës 1 dhe kampionati më i shpejtë i makinave në botë do të zbresë në rrugët e Hanoit më 5 prill 2020. Ndërkaq, një emër i madh nga e shkuara rikthehet në trajtën e pistës së Zandvortit.

Që do të presë Çmimin e Madh të Holandës, por edhe hordhitë e admiruesve  të Maks Verstapenit më 3 maj 2020. Ndërkohë, Këshilli Këshillit Botëror të Motosportit vendosi që skuadrat e Formulës 1 do të kenë 6 ditë të testeve parasezonale në pistën e Çmimit të Madh të Katalonjës në Barcelonë, për të përgatitur makinat për Botërorin e vitit 2020-të.

Tradicionalisht, kanë qenë dy teste 4-ditore në pistën katalane, por me shtimin e një gare, asaj të Vietnamit, në kalendarin e vitit të ardhshëm, është gjetur një kompromis dhe kësisoj janë hequr edhe dy testet gjatë sezonit, që mbaheshin zakonisht në Spanjë dhe Bahrein. Kjo pritet ta vërë më tepër theksin te provat e lira të ditës së premte para çdo gare, ku skuadrat do të kenë mundësi të provojnë pjesët e reja të makinave.  Siç dihet, Botërori i Formulës 1 po vjen dhe do të vijë edhe në vitet në vijim drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar .

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh