Formula 1 / Volf: Silverstouni na favorizon, por kemi probleme me makinat

Share Button

AlbanianSport.com 09/07/2019 18:25

ASNN – Kreu i “Mercedes”-it, Toto Volf pranon se janë duke punuar shumë me dy inxhinierët kryesorë të skuadrës, për të përmirësuar makinën e garës. Ai ka thënë se duhet punuar ende në kthesat e shkurtra, aty ku “Ferrari” është më i shpejtë. E sidomos në ftohjen e makinës. Sepse, pas Silverstounit vijnë dy gara në pista me temperatura tepër të larta, Hokenhaimi dhe Budapesti.

I vrenjtur, me temperatura maksimale prej 23 gradë Celsius dhe shanset për shi prej 30%. Ky është parashikimi i motit që pritet të jetë këtë fundjavë në Silverstoun, pista që do të presë për herë të 53-të Çmimin e Madh të Britanisë në Botërorin e Formulës 1. Si zakonisht, edhe këtë sezon, vëmendja është përqendruar tek garazhi i skuadrës favorite, “Mercedesit”.

Dhe ndryshe nga garat e mëparshme, 5 herë kampionët e botës, nuk e fshehin se pista angleze i përshtatet shumë makinës së tyre. “Edhe pse jemi të parët, mbajtja e kryesimit kërkon përkushtim. Kështu thuhet të paktën, – ka thënë Toto Volfi. – E Silverstouni është një nga pistat tona të preferuara. Por ne duhet të punojmë më shumë në kthesa.”

“Sepse ka disa momente që “Ferrari” është shumë më i shpejtë se ne”, – ka shtuar kreu austriak i skuadrës gjermane. Një tjetër shqetësim për Volfin është edhe ftohja e makinës. “Inxhinierët Brekli dhe Briksuorth janë duke punuar shumë për të përmirësuar ftohjen e makinës. Unë me të vërtetë shpresoj që moti tipik anglez në Silverstoun të na shoqërojë me temperatura të ulëta.”

“Kështu që ne mund të fitojmë kohë dhe të zgjidhim problemet tona. Por nuk ka shumë kohë për të zgjidhur këto probleme për garat e ardhshme të nxehta, si Hokenhaim dhe Budapest. Atje nuk kemi alternativa, na duhet të gjejmë zgjidhjen e duhur”, – ka përfunduar kreu i “Mercedes”-it, Toto Volf.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh