Formula 1 / Volf: Fundjava më e vështirë që mbaj mend ndonjëherë

Share Button

AlbanianSport.com 13/06/2019 23:55

ASNN – Drejtori i skuadrës të “Mercedes”-it, Toto Volf, ka thënë se midis zjarreve, rënies së presionit të motorit, rrjedhjeve hidraulike, rrotullimeve, përplasjeve, frenave të nxehta dhe episodit të ndëshkimit të Sebastian Fetelit, ajo e Kanadasë ishte gjithçka tjetër përveçse një fundjavë e qetë për “Shigjetat e Argjendta”. Në letër, Çmimi i Madh Kanadez 2019 dukej si mundësi e mirë për “Mercedes”-in  për të bërë formalitetin dhe për t’u larguar së andejmi me fitoren e 7-të në po aq gara të këtij sezon.

Por, Drejtori i skuadrës gjermane, Toto Volf, do t’ju tregojë se midis zjarreve, rënies së presionit të motorit, rrjedhjeve hidraulike, rrotullimeve, përplasjeve, frenave të nxehta dhe episodit të ndëshkimit të Sebastian Fetelit, ajo ishte gjithçka tjetër përveçse një fundjavë e qetë për “Shigjetat e Argjendta”. Përtej fasadës, këmbanat e alarmit ranë për “Mercedes”-in kur fillimisht Valteri Botasi  u zvarrit deri në garazh në fund të seancës së parë të provave të lira me probleme të presionit të motorit.

Por ky ishte vetëm fillimi, pasi Ljuis Hemiltoni pati një përplasje të pazakontë në seancën e dytë të provave të lira, që kërkoi zëvendësimin e të gjithë pjesës së pasme të makinës së tij, Lens Stroll pësoi një rrjedhje hidraulike dhe më pas makina mori flakë, Botasi rrëshqiti me makinë në fund të provave zyrtare dhe desh goditi murin. Kurse në mëngjesin e ditës së garës, makina e Hemiltonit duhej të çmontohet dhe të montohej përsëri kur ekipi zbuloi një rrjedhje hidraulike dhe probleme me mjetin e britanikut.

Hemiltoni u shpall fitues, pas ndëshkimit të shumëdiskutuar të dhënë për Fetelin e “Ferrarit”, por edhe atëherë, pesë herë kampioni i botës ishte ende i detyruar të menaxhonte çështjet e gomave dhe mbinxehjen e frenave, ndërkohë që kishte disa momente të vështira për Botasin, teksa ai u përpoq ta bënte kalonte “Renault” e Daniel Riçiardos dhe të siguronte vendin e 4-t. “Ajo që ngjan me një fitore, ishte fundjavë e vështirë, shumë e vështirë për ekipin prapa kuintave”, – tha Volfi.

“Ne kishim një makinë që ishte çmontuar në një milion copëza në mëngjes, për shkak të rrjedhjes hidraulike, dhe nuk ishim të sigurt nëse mund ta garonim dhe nëse do të përfundonim garën, – ka vijuar ai. – Ne kishim motorin që shpërtheu në makinën e Lens Strollit, të cilën nuk e dinim sesi do të na ndikonte. Me pak fjalë, kjo ishte fundjava më e vështirë e një gare që unë mbaj mend ndonjëherë në jetën time, edhe pse nuk dukej kështu në fillim.”

Sikur të mos mjaftonte kjo, vijoi pasditja dhe mbrëmja e reagimeve të zjarrta të dielën, mbi ndëshkimin e Fetelit dhe fitoren e Hemiltonit, e 5-ta nga e 7-të garat e këtij sezoni. “Nuk më vjen keq, – tha drejtori austriaku i skuadrës gjermane, i cili është i bindur se komisarët e garës e kishin bërë punën e tyre siç duhet. “Ky nuk sport i të burgosurve. Mund të kishte ndodhur edhe ndryshe, por unë mund ta kuptoj zhgënjimin e “Ferrarit” kur vendimi shkon kundër tyre”, – vijoi ai.

“Unë mendoj se është e qartë se duam të fitojmë në mënyrën e duhur, në mënyrë të pastër, sepse incidentet si kjo krijojnë shumë polemika, – pohoi austriaku. – Pikëpamja ime për këtë incident është se është shumë e vështirë për komisarët e garës që të interpretojnë rregulloret në mënyrë që të gjithë të jenë të kënaqur. Është e qartë se kur mbështet “Mercedes”-in, ju do të thoni se ndoshta është vendimi i duhur dhe kur mbështesni “Ferrarin”, ju do të thonit të kundërtën.”

“Është pak si çështja e gjyqtarit në futboll… Vendimet gjithmonë do të krijojnë polemika. Por, në fund, unë mendoj se është e rëndësishme për sportin tonë që të ngjallë emocione”, – ka përfunduar  Toto Volfi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh