Formula 1 / Sezoni i ri, “Ferrari”, në hall të madh për… 30 kuajfuqi(?!)

Share Button

AlbanianSport.com 24/02/2021 16:25

ASNN – Në Botërorët 2019 e 2020, makinat “Ferrari” u detyruan të përdorin më pak karburant, ndaj edhe fuqia motorike e tyre ishte më e ulët se e kundërshtarëve. Për 2021-shin, inxhinierët e Maranelos kanë punuar shumë për të sjellë një motor të ri, i cili do të ketë, të paktën 30 kuaj-fuqi më shumë. Kështu pra, motori, është pa dyshim, një nga sektorët, në të cilin, inxhinierët e “Ferrari”-t, i kanë kushtuar shumë orë zhvillimi, për të mundësuar që Karlos Sainz dhe Sharl Lëklerk të luftojnë për podiume në Kampionatin Botëror të Formulës 1 në 2021-shin.

Rimarrja e një pjesë të madhe të 50 kuaj-fuqi,  një deficit i Maranelos ky krahasuar me “Mercedes”-in sezonin e kaluar, ka qenë pothuajse një mani për departamentin e Enriko Gualtierit. Një humbje e dukshme e fuqisë, nga një vit në tjetrin, që shumë anëtarë të botës së Formula 1 nuk hezituan ta theksonin, ishte rezultat i marrëveshjes private që “Ferrari” dhe FIA nënshkruan para fundit të sezonit në Montmeló, pasi analizoi plotësisht njësinë e fuqisë italiane të vitit 2019, përkundër përpjekjeve të Matia Binotos për të rritur rezistencën aerodinamike, të përftuar nga një objekt që udhëton.

Një teori konspirative që Mika Salo, ish-pilot i Formula 1, i cili ka qenë si komisioner në disa gara të vitit 2020, ka folur për performancën hipotetike që mund të shfaqë në këtë edicion Kimi Raikonen me “Alfa Romeo C41”. “Skuadra vuajti nga ndërtimi i keq i “Ferrari”-t në vitin 2019, – ka thënë finlandezi. – Ata janë detyruar të përdorin më pak karburant sesa rivalët e tyre, kështu që Alfa Romeo mund të jetë në një pozitë të mirë këtë sezon. Unë nuk e di nëse “Ferrari” do të ketë një motor të ri deri në vitin 2021. Por, të paktën, “Alfa Romeo” do të lejohet të marrë të gjithë fuqinë.

“Ata nuk u lejuan vitin e kaluar për shkak të “Ferrari”-t”, – shtoi Salo. Por duket se diçka ka ndryshuar tani te “Ferrari”. Te skuadra italiane besojnë se do të fitojnë të paktën 30 kuajfuqi këtë dimër. E vërteta e vetme tani është se “Ferrari” do të paraqesë në 12 mars në Sakhir një motor të pagëzuar si Superfast, që përfshin një turbo pak më të vogël për të përmirësuar performancën e fuqisë motorike, një ndërftohës inovator për të përmirësuar ftohjen dhe një motor me djegie të rinovuar për të bërë përdorimin më efikas të karburantit, midis shumë risive të tjera.

E nëse këto ndryshime, do të jenë të mjaftueshme për të dalë pas “Renault”, “Honda” dhe “Mercedes”, apo edhe të kapërcejnë ndonjë prej tyre, do të përcaktohet nga asfalti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

FSHF / Më 23 mars 2024 në Tiranë mbahet turneu i veçantë i veteranëve

AlbanianSport.com 14/03/2024 18:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon turneun

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

(Video) Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në “eEuro 2024”

AlbanianSport.com 14/03/2024 14:30 ASNN – Dejvi Shkëmbi do të përfaqësojë Shqipërinë në fushatën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh