Formula 1 / Sebastian Fetel: Sezonit tim deri më tani i jap një “5”!

Share Button

AlbanianSport.com 07/08/2019 19:10

ASNN – Piloti i “Ferrari”-t, i pakënaqur me paraqitjen e tij në gjysmën e parë të vitit 2019. Duke i bërë një vlerësim sezonit të tij nga 1-shi deri tek 10-ta, piloti i “Ferrarit”, Sebastian Fetel, ka deklaruar se i jepte vetes një “5”, sepse nuk ishte aspak i lumtur me gjysmën e parë të këtij viti. Piloti gjerman dhe skuadra e tij janë ende në kërkim të një fitoreje pas 12 garash, teksa Formula 1 i drejtohet pushimit të verës. Një sezon të cilin e vlerëson me notën “5”, e ka cilësuar piloti i “Ferrarit”, Sebastian Fetel, sezonin aktual, ku ai dhe skuadra e tij janë ende në kërkim të një fitoreje pas 12 garash, teksa Formula 1 i drejtohet pushimit të verës.

Feteli mban vendin e 4-t të renditjes së përgjithshme të pilotëve, me 156 pikë, thuajse 100 pikë prapa kryesuesit të shkëputur, Ljuis Hemiltonit, që ka 250 pikë, ndërsa para tij në vendin e dytë ndodhet Valteri Botasit i “Mercedesit”, me 188 pikë dhe Maks Verstapeni i “Red Bull”-it, me 181. Një ndëshkim prej 5 sekondash në Çmimin e Madh të Kanadasë, i kushtoi Fetelit dhe “Ferrari”-t fitoren, edhe pse mbërriti i pari në finish. Por piloti gjerman ka vuajtur për të ruajtur statusin e tij përballë sfidës së shokut të tij të skuadrës, të riut nga Montekarlo, Sharl Lëklerk, i cili renditet i 5-ti në kampionat, 24 pikë prapa 4 herë “kampionit” të botës.

Duke i bërë një vlerësim sezonit të tij nga 1-shi deri tek 10-ta, Sebastian Fetel tha se i jepte vetes një “5”, teksa nuk ishte aspak i lumtur me gjysmën e parë të këtij viti. “Mendoj që në përgjithësi kemi vuajtur aty-këtu për të marrë maksimumin nga kjo makinë, – vijoi ai. – Kemi provuar shumë gjëra, prandaj mendoj se është e drejtë kjo që kemi. Qartësisht, kemi kërkuar të nxjerrim më tepër prej saj, sepse njeriu gjithnjë kërkon më tepër, por mendoj se mund të bëj një punë më të mirë në gjysmën e dytë. Dhe, përderisa “5” është numri i makinës sime, atëherë po i jap vetes një “5”.”, – përfundoi piloti gjerman i “Ferrari”-t.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh