Formula 1 / Sainz: Në rastin e “Ferrari”-t, çdo gjë ekzagjerohet

Share Button

AlbanianSport.com 17/09/2022 16:45

ASNN – Piloti spanjoll mbron skuadrën sa u përket gabimeve me strategjitë. “Ferrari” është kritikuar mjaft gjatë këtij sezoni, sidomos për gabimet e bëra në strategjitë e garave, që i kanë kushtuar jo pak skuadrës italiane. Por piloti i saj, Karlos Sainz, beson se këto kritika janë të papërligjura, sepse, sipas tij, në rastin e ““Ferrari””-t, çdo gjë ka prirjen të kalojë caqet e së zakonshmes. Kështu, Karlos Sainz i ka dhënë mbështjen e tij skuadrës së strategjisë së “Ferrari”-t, duke këmbëngulur se gabimet e tyre këtë sezon po ekzagjerohen dhe se asnjë skuadër tjetër në Formula 1 nuk i nënshtrohet të njëjtit niveli kriticizmi.

Një kriticizëm që ka spikatur në fakt këtë sezon mbi strategjitë e zgjedhura nga “Ferrari”, të cilat në jo pak raste i kanë kushtuar pikë të vyera, vende në podium apo edhe fitoren pilotëve të saj. Por Sainz beson se këto gabime po ekzagjerohen dhe po eklipsojnë edhe gjërat pozitive. “Mendoj se është shumë e vështirë të përgjithësosh për rastet ku ne duhet të ishim më të guximshëm apo më të kujdesshëm”, – ka deklaruar piloti spanjoll i skuadrës italiane. “Unë mendoj që duhet t’i marrim një nga një dhe t’i analizojmë veç e veç”, – ka theksuar 28-vjeçari, duke vijuar: “Jam i sigurt se, veç e veç, çdo rezultat apo çdo konkluzion do të jetë i ndryshëm.”

“Për mua, gjithçka ka të bëjë me përmirësimin e vazhdueshëm dhe gjetjen e mënyrave për të marrë çdo herë vendimet e duhura, – ka këmbëngulur ai. – Dhe ka patur shumë raste gjatë këtij viti kur ne kemi marrë vendimet e duhura dhe askush nuk ka ardhur të na thotë: “Po, morët vendimin e duhur!” dhe të na përgëzojë. Por, në krahun tjetër, kur janë bërë dy apo 3 gabime, që më tepër kanë ardhur nga dritëshkurtësia, shpërthejnë kritika të pafundme.” Dhe kjo është ajo që e habit pilotin spanjoll, i cili bën krahasimin edhe me raste të ngjashme në kohën kur ishte në skuadra të tjera të Formulës 1.

“Kur je tek “Ferrari”, çdo gjë duket më e madhe, – tha Sainz, duke vijuar: “Edhe fitoret janë më të mëdha, edhe gabimet janë më të mëdha, apo nuk është kështu. Prandaj kjo është diçka me të cilën unë po mësohem, ndërsa edhe skuadra kthehet pas çdo gare për të analizuar gjithçka dhe për të përmirësuar garimin tonë”, – ka përfunduar piloti i “Ferrari”-t, Karlos Sainz.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh