Formula 1 / Rregullorja e aerodinamikës për 2019-ën, drejt miratimit

Share Button

AlbanianSport.com 12/06/2018 16:10

ASNN – Federata Botërore e Automobilizmit (FIA) shpreson që brenda kësaj jave të arrihet një marrëveshje përfundimtare për rregulloren aerodinamike të Formula 1  për vitin 2019 dhe është e gatshme ta shtrojë me forcë këtë çështje nëpërmjet direktivave teknike, nëse skuadrat nuk do të bien dakord. Paketa e re aerodinamike, e cila është hartuar nga Formula 1 dhe FIA, me synim përmirësimin e parakalimit, u votua fillimisht më 30 prill të këtë viti, që ishte edhe afati i fundit për ndryshimet e rregullores që bëhen pa miratimin e të gjithë skuadrave.

Që nga ajo kohë janë zhvilluar një sërë diskutimesh dhe takimesh dhe versioni i rishikuar është gati, por duhet miratimi i njëzëshëm i 10 skuadrave që ai të hyjë në fuqi. “Ne duhet t’ia kemi nisur të gjitha skuadrave versionin e rishikuar të rregullores të hënën ose të martën, mbështetur mbi atë që na kanë sugjeruar disa prej skuadrave”, – tha drejtori i garave në FIA, Çarli Uiting. – Pastaj do të shohim nëse të gjithë janë të kënaqur me këtë version.”

“Përndryshe, nëse nuk biem dakord me versionin e rishikuar, janë një sërë direktivash teknike që ne do të ndërmarrim, për të sqaruar disa nga pjesët ku njerëzit nuk janë të qartë”, – ka shtuar ai Janë një numër aspektesh sa u përket ndryshimeve të makinave për vitin që vjen dhe skuadrat po bëjnë rezistencë në përputhje me teknologjinë që kanë adoptuar dhe me atë që synojnë të marrin në pistë. Siç dihet, ky sezon, sikundër edhe dy sezonet e tjera pas tij, po vjen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh