Gjergj Vyshka 08.10.2016 09:45
“Mercedes”-i përpara të gjithëve edhe në përfundim të provave të lira në Suzuki. Niko Rosberg, tashmë kryesuesi i renditjes së përgjithshme botërore të Formula 1, ka qenë më i shpejti, si në mëngjes (1’32”431), ashtu dhe pasdite (1’32”250), gjithnjë i ndjekur nga shoku i skuadrës Ljuis Hemilton (ka qenë 215 të mijtat larg gjermanit në seksionin e parë të provave të lira dhe thuajse 72 në provat e dyta).
“Ferrari” ka mbajtur kohën e tretë më të shpejt të ditës me Kimi Raikonenin (323 të mijtat nga Rosbergu), teksa ishte i katërti në mëngjes pas Fetelit. Gjermani në fund ka pasur kohën e 5-të të provave të lira, me 853 të mijtat larg kryesuesit të Botërorit. Sa për “Red Bull”-in, Verstapeni është i katërti, por Riçiardo, vetëm i 12-ti.