Formula 1 / Risia në Melbërn, makinat e 2020-ës “shëndoshen”… me 1 kg!

Share Button

AlbanianSport.com 07/03/2020 19:35

ASNN – Pesha minimale e një makine në Formula 1, për vitin 2020 do të shtohet me 1 kg. Këshilli Botëror i Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA) ka aprovuar shtimin në peshë të makinës, që një javë para nisjes së garës për Çmimin e Madh të Australisë, kalon nga 745 kg aktuale, në 746 kg. Nuk bëhet fjalë për një vendim të orës së fundit, ashtu si mund të duket, është vetëm një vendim i unifikuar dhe i diskutuar prej kohësh që vjen në debutimin sezonal në Melbërn.

Në një kohë që skuadrat e kanë provuar këtë konfigurim të ri që në testet dimërore. Ndryshimi qëndron tek adoptimi i një matësi të dytë, të montuar në mënyrë të detyruar në serbatorin e makinave të Formulës 1. Bëhet fjalë për një sensor të aprovuar nga FIA që do të kontrollojë sasinë e karburantit, që të mos kalojë limitin e rregullores prej 100 kg/h dhe një regjim të motorit me 10.500 xhiro në minutë.

Pesha minimale përfshin atë të makinës dhe pilotit me veshje antizjarr. Në krahasim me vitin e kaluar, pesha rritet me 3 kg, dy janë shtuar sepse makinat e 2019-ës nuk e arrinin peshën minimale, dhe FIA ka dashur të evitojë që skuadrat të shpenzonin, pa qenë nevoja për të rikuperuar atë masë me një zgjidhje ekstreme. Shtimi në peshë i makinave moderne, bëjnë që ato të përmirësojnë paraqitjet e tyre nga viti në vit.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh