Formula 1 / Rikiardo “tret fantazmat”, triumfon më në fund në Monako

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2018 17:40

ASNN – Botërori i Formulës 1 ka zhvilluar të dielën garën e Çmimit të Madh të Monakos dhe piloti i “Red Bull”-it, Daniel Rikiardo, i cili e ka nisur nga vendi i parë garën e Principatës, ka arritur ta mbyllë atë gjithashtu në vendin e parë. Australiani ka lënë nga pas “Ferrari”-n e Fetelit dhe “Mercedes”-in e Hemiltonit. Sikundër i gjithë ky sezon, edhe gara e 6-të e tij është sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Ka qenë shumë pranë humbjes së një tjetër fitoreje në pistën e Monte Karlos, por, ndryshe nga 2016-ta, këtë herë fati ka qenë me të, duke e ndihmuar të përzërë gjithashtu edhe fantazmat e atij dështimit. Daniel Rikiardo ka bërë me “Red Bull”-in e tij aq sa duhej të dielën, për të triumfuar në Çmimin e Madh të Monakos, duke fituar duelin me gjermanin e “Ferrari”-t, Sebastian Fetel, ndërsa podiumin e plotësoi kryesuesi aktual i renditjes së pilotëve në Botërorin e Formula 1, Ljuis Hemilton.

Duket se, duke patur parasysh se shanset për parakalim në këtë pistë historike janë praktikisht mjaft të vogla, ky i fundit  vendosi që të mos e kompromentojë garën e tij dhe të merrte 15 pikët e vendit të 3-të të kësaj gare, që e mbajnë atë në krye të renditjes së së pilotëve. Një tjetër pilot i “Ferrari”-it, Kimi Raikonen, mori vendin e 4-t, duke e ndihmuar skuadrën italiane ta shkurtonte në 22 pikë hendekun që e ndan nga skuadra gjermane në renditjen e konstruktorëve.

Vendi i 5-të i shkoi pilotit tjetër të “Mercedes”-it, Valteri Botasit, i cili u ndoq nga Esteban Okoni i “Force India”-s. Pjer Gasli i “Toro Rosso”-s bëri një garë të shkëlqyer, të denjë për çmimin e Pilotit më të mirë të ditës, që sidoqoftë i shkoi Rikiardos. Vendin e 8-të dhe të 9-të e morën përkatësisht Niko Hulkenbergu dhe Maks Verstapeni, dy pilotë që e nisën nga fundi këtë garë, ndërsa 10-shën e parë e plotësoi Karlos Sainzi.

Rikiardo e kaloi vijën e finishit me kohën 1 orë, 42 minuta, 54 sekonda e 807 të mijëtat, 7 sekonda e 336 të më i shpejtë sesa Feteli, ndërsa 10 sekonda më vonë mbërriti Hemiltoni. Britaniku kryeson renditjen e pilotëve me 110 pikë, i ndjekur nga Feteli me 92 pikë, kurse i 3-ti është Rikiardo, me 72 pikë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh