Formula 1 / “Renault” prezanton makinën e re, ka shpresa të mëdha për 2019-ën

Share Button

AlbanianSport.com 12/02/2019 21:40

ASNN – Skuadra franceze e “Renault” ka prezantuar makinën e re me të cilën do të konkurrojë në Botërorin 2019 të Formula 1. Ajo është në ngjyrë të zezë e me vija të verdha. Me të do të garojnë, Daniel Riçardo dhe Niko Hulkenberg. Skuadra franceze shpreson shumë nga Riçiardo, me të cilin synon fitimin e titullin “kampion” në Formula 1, që i mungon nga viti 2006.

Prezantohet makina e re, “Renault RS19”, e cila do të konkurrojë në Botërorin e Formula 1, në 2019. Me objektivin e qartë, për të marrë sa më shumë fitore e podiume. E për t’ia arritur kësaj përkrah pilotit gjerman tashmë të konfirmuar, Niko Hulkenberg, do të jetë edhe australiani Daniel Riçiardo, ish-pilot i “Red Bull”-it, një parakalues i madh, disa herë pranë kalimit te “Ferrari”, e mjaft i dashur për publikun.

Me këtë makineri, skuadra franceze synon objektivin e shumëkërkuar, titullin botëror të Formula 1, që i mungon që nga 2006-ta, pas triumfit të Fernando Alonsos. “Unë do ta vë gjithë profesionalizmin tim në dispozicion të skuadrës, – tha piloti australian. – Kjo është pjesë e punës time. Dua të jem katalizator me energji pozitive për të gjithë stafin me të cilin do të punoj.”

Ngjyra e makinës do të jetë e zezë me vija të verdha. Daniel Riçiardo u largua nga skuadra e tij e parë, “Red Bull”, për t’u bërë fitues i Botërorit. Niko Hulkenberg shpreson që makina e tij të jetë konkurruese, duke ditur se është një pilot që ka bërë shumë gara në Formula 1 por pa u ngjitur dot asnjëherë në podium. Një rekord të cilin ai kërkon ta harrojë.

“Renault” do të furnizojë me motor vetëm dy skuadra këtë vit, veten e saj dhe “McLaren”-in. Ndërsa Alen Prosti, konsulent për skuadrën franceze, kërkon të fitojë diçka. Si skuadër “Renault” nuk fiton që nga 2006 me  Alonson, si motor, nga 2013 me “Red Bull”-in të Sebastian Fetelit. “Renault” do të provojë makinën e re në testet e Barcelonës, javën e ardhshme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh