Formula 1 / “Renault”, lamtumirë që në fund të 2019-ës…?!

Share Button

AlbanianSport.com 12/11/2019 13:50

ASNN – “Renoja” (Renault) mund të mos jetë më pjesë e Formula 1, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Edhe pse skuadra dhe drejtuesit e FIA-s kanë bërë një marrëveshje për të vazhduar deri në 2020, duket se drejtuesit e “Renault” mund të largohen që pas garës së Abu Dhabit, e fundit e Botërorit 2019. Kështu pra, në Abu Dhabi mund të jetë  gara e fundit e kompanisë automobilistike në F1.

“Auto Bild” thotë se ky skenar ishte pika e madhe e debatit midis FIA dhe “Liberty Media”-s, pronares së Formula 1, në një takim që ata zhvilluan në Ostin. Këtë vit, Jas Marina do të presë Çmimin e Madh të Abu Dhabit, testi i fundit i Botërorit 2019 në Formula 1, që ka kurorëzuar tashmë Ljuis Hemiltonin dhe “Mercedes”-in si “kampion bote”, përkatësisht për pilotë dhe për konstruktorë.

Në këtë cirkuit, makinat do të provojnë edhe gomat “Pirelli 2020”, e më pas do të mbyllen në garazhet përkatëse për t’u përgatitur për sezonin e ardhshëm. Një veprim që mund të rezultojë përfundimtar në rastin e “Renault”. Sipas “Auto Bild”, francezët mund të mos presin që pakti i ri “Concord” të hyjë në fuqi, por të largohen nga kampionati në fund të vitit.

Një vendim që do të ekzekutohej nga Klotildë Delbo’, drejtorja e re ekzekutive e përkohshme, e cili është promovuar personalisht nga presidenti francez, Emanuel Makron, në përpjekje për t’i dhënë fund periudhës së mëparshme të Karlos Ghosnit, të arrestuar në Japoni për krime ekonomike. Një skenar tragjik që do të linte Daniel Riçiardon dhe Esteban Okon pa makina në vitin 2020.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh