AlbanianSport.com 19/02/2021 22:25
ASNN – “Red Bull”-i ka vendosur të kursejë në të ardhmen e tij në Formula 1. Duke filluar nga 2022-shi, drejtuesit e skuadrës austriake, kanë vendosur të blejnë prodhimin e motorit “Honda”. Me këtë rast, skuadra austriake do të kursejnë 20 milionë euro në vit që paguanin kompaninë japoneze për të berë motorin të cilin e përdornin në makinën e saj. Në fakt, “Red Bull”-i nuk ka qenë vetëm një sponsor në Formula 1, por më shumë se aq. Kompania austriake zotëron dy ekipe dhe në programin e saj të trajnimit të pilotëve, kanë kaluar thuajse gjysma e pilotëve në rrjetin e Formulës 1.
Buxheti i tyre është rreth 300 milionë Euro, i 3-ti midis skuadrave në garë, por ata asnjëherë nuk i kanë prodhuar motorët e tyre. Të hënën e kaluar “Red Bull”-i njoftoi se nga viti 2022, do të marrë njësitë e veta të motorit. Realiteti është më pak i rëndë: FIA miratoi ngrirjen e motorit midis sezoneve 2022 dhe 2025, duke dëgjuar propozimin e austriakëve dhe me unanimitet nga pjesa tjetër e ekipeve të Kampionatit Botëror. Skuadra e udhëhequr nga Kristian Horner dhe Helmut Marko do të blejë teknologjinë e “Honda”-s.
Dhe do të mirëmbajë një fabrikë në Milton Kejnes për të vazhduar montimin e këtyre motorëve identikë kur japonezët të largohen nga Formula 1. Kështu “Red Bull”-i nuk do të varet nga një palë e 3-të për të konkurruar, e as nuk do të paguajë një rival direkt përmes një fature vjetore që tejkalon 20 milionë Euro. Dhjetë prodhuesit e makinave dhe katër prodhuesit e motorëve pajtohen me këtë vendim. Ai përshtatet me kontekstin e krizës dhe me kufirin e buxhetit prej 160 milionë në vit për një ekip që ka prezantuar Formula 1.
Por ka edhe rreziqe. Nëse “Renault”, “Ferrari” dhe “Honda” nuk do ta ngrenë nivelin e tyre të motorëve në parametra konkurrues, atëherë epërsia e madhe e “Mercedes”-it mund të bëhet e pakapërcyeshme. Ndoshta deri në 2025? Deri atëherë Botërori i Formulës 1 nuk mund ta përballojë këtë pabarazi.