Gjergj Vyshka 07.10.2016 15:15
Kimi Raikonen pranon momentin e vështirë që është duke kaluar “Ferrari”, por është besues në gjërat e mira që do të mund të bëhen në vazhdim. “Do të kishim dashur të ishim në një pozicion më të mirë dhe të luftojmë për të fituar dhe derisa të mos jemi përpara asnjëherë nuk do të jemi të kënaqur”, – ka thënë ai.
“Na mungon shpejtësia, por kemi të gjithë instrumentet dhe personat për t’u përmirësuar, – ka vijuar finlandezi i skuadrës italiane. – Për momentin kemi këtë situata nëpër duar dhe duhet të bëjmë më të mirën tonë. Pozicionet e arrira nuk janë ato që kemi dashur të kapim.”
“Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të kërkojmë të përmirësohemi shumë shpejt. Duhet të përmirësojmë detajet”, – ka përfunduar piloti i “Ferrari”-t, Kimi Raikonen.