Formula 1 / Pilotët e famshëm, kundër FIA-s për ndëshkimin e Fetelit

Share Button

AlbanianSport.com 13/06/2019 14:45

ASNN – Penalizimin e FIA-s për Sebastian Fetelin në Çmimin e Madh të Kanadasë nuk e kanë miratuar edhe mjaft ish-pilotë të Formula 1. Mark Ueber, Baton, Demon Hill, Najxhëll Mansell e kanë quajtur të pamenduar mirë penalizimin me 5 sekonda të pilotit të “Ferrarit”. Ata kanë thënë se FIA duhet të dijë të dallojë gabimet e qëllimshme nga ato të paqëllimshme, por të detyruara nga rrethanat.

Incidenti midis Fetelit dhe Hemiltonit në garën e Çmimit të Madh të Kanadasë, për shkak të të cilit piloti gjerman i Ferrarit u penalizua nga FIA me 5 sekonda, duke bërë që të humbasë vendin e parë, ka sjellë reagimet edhe të pilotëve të tjerë. “Dënim i palogjikshëm”, ky është gjykimi unanim i ish-pilotëve të mëdhenj të Formula 1, mbi penalizimin prej 5 sekondash të dhënë nga komisarët e garës, Fetel gjatë garës së Kandasë, për shkak se pengoi Ljuis Hemiltonin.

Të gjithë kanë qenë tepër të indinjuar duke thënë se “kështu po shkatërrohet Formula 1″. Tepër i habitur ka qenë Mark Ueberi, i cili nëpërmjet rrjetit social “Twitter” është shprehur: “Ndonjë nga komisarët a ka garuar ndonjëherë në F1? Nuk e kam parë garën por e pashë më pas aksidentin. Dënim i pamenduar!” Ueberit i është bashkuar edhe Xhenson Batonin, që ishte i pranishëm në Montreal dhe tha: “Për mua ishte një aksident gare. Feteli nuk duhej të dënohej.”

Ndërsa Najxhëll Mansell ka thënë: “Çfarë duhej të bënte Sebi? Çmenduri. Pasi e çoi makinën në bar, ajo ishte e vetmja mënyrë për të vazhduar.” E Demon Hill i është përgjigjur: “Komisarët e Fia-s kanë mendime të ndryshme. Feteli është një kampion bote”. I ashpër ka qenë reagimi i Mario Andretit: “Ajo që ndodhi në garën e Kanadasë nuk është aspak e pranueshme për sportin tonë. Komisarët duhet të dënojnë lëvizjet që janë me të vërtetë të rrezikshme, jo gabimet e ndershme.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh