Formula 1 / Përmirësohet pista e Stambollit, më tepër siguri për pilotët

Share Button

AlbanianSport.com 01/10/2021 20:55

ASNN – Pilotët vuajtën shumë sezonin e kaluar me gomat. Pista e Turqisë në Formula 1, pritet t’u japë pilotëve më shumë siguri nga gara e vitit të kaluar. Duke qenë se nuk është përdorur për garat e F1 që nga viti 2011, “Istanbul Park” u rishfaq në vitin 2020 si pjesë e përgatitjeve për rikthimin e këtij sporti. Por puna në pistë u përfundua vetëm disa javë para garës. Pilotët vuajtën shumë për përshtatjen me pistën e fortë atje, pasi ata nuk mundën t’i mbanin gomat e tyre Pirelli në temperaturat e duhura.

Kompania italiane e gomave tha se do të arrinte të gjente zgjidhjen e duhur për sezonin e ardhshëm. E problemi u përkeqësua më tej sezonin e kaluar pasi shiu i rrëmbyer përfshiu pistën si në kualifikuese ashtu edhe në garë, duke i bërë kushtet edhe më të vështira për pilotët. Drejtori i garës, Majkësi Masi, kohët e fundit informoi ekipet e F1 se si pjesë e një pakete përditësimesh “e gjithë sipërfaqja e pistës është trajtuar për të arritur nivelin e duhur”. “Çdo sezon, ne u dërgojmë rregullisht ekipeve përditësime për çdo ndryshim që ndodhin në pista”, – tha Masi.

“Pista në Turqi është përdorur shumë kohët e fundit, në mënyrë që sipërfaqja e saj të rrihet sa më shumë nga gomat, – vijoi ai. – Kjo që bëhet rregullisht edhe në Singapor.” I pyetur nëse ishte gabuar që u bë gara në vitin 2020, Masi shtoi: “Unë mendoj se ishte thjesht çështje kohe vitin e kaluar. Dhe atje çdo gjë u korrigjua tashmë.” Pas garës së vitit të kaluar, drejtori administrativ i Formulës 1, Ros Braun, këmbënguli se mungesa e kontrollit kishte qenë një sfidë e mirë për pilotët. “Unë vlerësoj që pilotët nuk ishin të kënaqur me nivelin e përgjithshëm të kontrollit”, – tha ai.

“Por ishte pasojë e vendimit të vonshëm për të garuar atje pasi kalendari u rishikua si pasojë e pengesave nga epidemia e “Covid-19”, – ka vijuar Brauni. – Disa prej tyre u pajtuan me këto kushte, të tjerë jo. Të kesh një sipërfaqe sfiduese siç kemi këtë fundjavë nuk është gjë e keqe. Ajo tregon maksimumin e talentit të një piloti.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh